E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andrade provohet në Notts

Notts County ka marrë në prova ish reprezentuesin portugez dhe mbrojtësin e Juventusit, Jorge Andrade, ka njoftuar BBC Radio Nottingham.

31 vjeçari, i cili më parë kishte luajtur për Deportivo la Coruna dhe Porto, është duke stërvitur me klubin nga liga e katërt angleze me shpresë të sigurimit të qëndrimit afatgjatë.

Andrade është futbollist i lirë, por i vendosur të rikthehet në fushë pas lëndimit të rëndë të gjurit. Notts synon të sjellë një mbrojtës me përvojë pas largimit të Sol Campbell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›