E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho: Do luaj futboll deri në 40 vjec

 Braziliani Ronaldinho thotë se buzëqeshja në fytyrën e tij është rikthyer sërish dhe shprehet se dëshiron ta kopjojë legjendën e Milanit, Paolo Maldinin.
Ish-ylli i Barcelonës së fundi është në një formë të shkëlqyeshme dhe e ka kthyer magjinë në fushë nën drejtimin e trajnerit Leonardo.

“Unë gjithmonë ndjehem i njëjti, edhe pse shumë gjëra ndodhën tre vitet e fundit. Nuk kam ndryshuar. Kam shumë përvojë. Dallimi është se tani unë luaj dhe kam më shumë fat të jem pjesë e ekipit që fiton”, ka thënë Ronaldinho.

“E kisha të vështirë të qëndroj në stolin e rezervave. Tani jam me fat që mund ta bëj atë që dua më së shumti, të luaj futboll”.

“Dua të bëhem si Maldini. Dua të luaj edhe kur të mbush 40 vjet, ndoshta edhe më shumë. Me Milanin? Pse jo”, ka shtuar braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›