E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andrea Pirlo, prioritet në listën e transferimeve të Real Madrid

Mediat italiane raportojnë se Andrea Pirlo është bërë prioritet në listën e transferimeve të Real Madridit në këtë pjesë të mbetur të afatit kalimtar.

Sipas Tuttosport, strategu italian i dëshiron me ngulm shërbimet e mesfushorit të Juventusit dhe do të përpiqet që ta sigurojë nënshkrimin e tij.

34-vjeçari ka kaluar formë të shkëlqyer që kur veshi fanellën bardhezi duke qenë njeriu kryesor i Bianconerëve në fitimin e dy titujve radhazi në Serie A.

Megjithatë, akoma mbetet e paqartë nëse futbollisti dëshiron të kalojë në Santiago Bernabeu, ku do të punonte me trajnerin që e udhëhoqi te Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›