E Martë, 3 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, ja çfarë prodhoi Java e Dytë

Java e dytë e Kategorisë së Parë prodhoi sa rezultate të bukura aq edhe interesante. Apolonia, skuadra që në tre muaj merkato nuk afroi asnjë lojtar, ndodhet në vendin e parë në kuotën e 6 pikëve. Fitorja e fundit erdhi ndaj Korabit në transfertë me rezultatin 0-1. Një sukses që merr një rëndësi të veçantë, pasi ekipi dibran nuk mundej në shtëpi prej 32 ndeshjesh radhazi.

Disfata e fundit daton më 4 prill të vitit 2021, në takimin kundër Dinamos. Flamurtari i shumë investimeve u mund në shtëpi ndaj Bylisit, ndërkohë Lushnja duket se e ka nisur shumë shpejt krizën e rezultateve. Besa i dha goditjen e radhës duke e mposhtur 4-3.

Ajo që ndoshta shqetëson skuadrën në këtë moment është se skuadra ka pësuar 7 gola duke u bërë mbrojtja më e dobët në kampionat dhe me 0 pikë në klasifikim.

Tomori mori një fitore të rëndësishme ndaj Luzit me rezultatin 1-0, ndërsa sfida e vetme që u mbyll në barazim këtë javë ishte mes Burrelit dhe Kastriotit përfunudar 0-0. Java e dytë u mbyll me takimin AF Elbasani-Vora përfunduar 3-2 për skuadrën drejtuar nga Nevil Dede.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›