Anduel Xhindi: Vrasja e tim eti, me prapavijë politike
TIRANE- Deputeti Anduel Xhindi, i rizgjedhur për të dytën herë si pjesë e legjislaturës së Kuvendit të ri pas zhvendosjes së listave të kandidatëve, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" shprehet se fakti që u rizgjodh deputet për mandatin e ardhshëm do të thotë se ka pranuar tashmë të vazhdojë rrugën dhe ëndrrën e lënë përgjysmë të babait të tij.
Sipas Xhindit, marrja e një mandati të dytë, përveçse një privilegj, është dhe përgjegjësi e detyrim që ai ka ndaj zonës që përfaqëson, pra zonës së Roskovecit, në mënyrë që të bëjë të mundur realizimin e gjithë atyre premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale.
Ju rimorët mandatin e deputetit, pas lëvizjeve që u bënë në listën e kandidatëve të qarkut tuaj, nga ku u përzgjodhën dy ministra. Si e vlerësoni marrjen e një mandati të dytë, duke u nisur edhe nga mosha juaj e re?
Së pari do të doja t'ju falënderoja për intervistën. Marrja e një mandati të dytë, përveçse një privilegj, është dhe përgjegjësi e detyrim që unë kam ndaj zonës që përfaqësoj, pra zonës së Roskovecit, në mënyrë që të bëj të mundur realizimin e gjithë atyre premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale. Për sa i përket moshës, besoj se edhe ju e dini që është momenti kur energjitë dhe vullneti për të dhënë maksimumin nuk mungojnë.
A ju erdhi keq në fillim kur ju vendosën në radhën e 10-të si kandidat për deputet në qarkun tuaj, edhe pse kishit qenë deputet më parë?
Kam qenë dhe vazhdoj të jem pjesë e ekipit që do të sjellë ndryshimin për këtë vend, që e ka bekuar Zoti dhe fatmirësisht e bekuan qytetarët me votën plebishitare më 23 qershor, duke i dhënë fund një herë e mirë rrënimit të mëtejshëm. Numrat, pak rëndësi kanë.
Si i vlerësoni dy ministrat, zonjën Gjermeni dhe zotin Celibashi, që tashmë u larguan nga grupi parlamentar për të drejtuar dy ministri të rëndësishme?
Znj.Gjermeni dhe z.Celibashi ishin pjesë e ekipit fitues për qytetin e Fierit. Si pjesë e këtij ekipi ata kanë marrë vlerësimin maksimal nga qytetarët, si dhe besimin për të përfaqësuar denjësisht zonat e tyre në parlament. Që të dy janë njerëz me integritet dhe të sprovuar në profesionet që gjithsecili ka pasur më parë. Pra edhe unë besoj se që të dy do të japin maksimumin.
A besoni se tani që PSja ka pushtetin në dorë, do të ketë hapa më konkretë për zbardhjen e vrasjes së babait tuaj, ish-deputetit Fatmir Xhindi?
Qeveria e larguar me votë, pati mundësinë që për 4 vite në pushtet të tregonte se drejtësia mund të vihej në vend. Por u pa që për katër vite me radhë, jo vetëm që drejtësi nuk është bërë, por kanë vërtetuar të kundërtën, atë që ne kemi thënë e stërthënë që pas momentit të ngjarjes e deri më sot, pra që vrasja ka prapavijë politike. Ndryshimi i paszgjedhjeve është një hap i madh për vendin dhe gjithashtu kam besimin e plotë se do të bëhet drejtësi jo vetëm me zbardhjen e vrasjes së babait tim, por drejtësi për çdo ngjarje që ka errësuar imazhin e shtetit që u keqqeveris për një periudhë 8- vjeçare.
A e keni menduar ndonjëherë se do të ndiqnit rrugën e babait tuaj? A vazhdoni t'i ruani lidhjet me elektoratin që ai ka pasur?
Për një moment besoja se, të bërit politikë, ka qenë një mision i pamundur, për të vetmen arsye se në këtë vend ngatërrohej shpesh fakti që vota merrej nga populli, me popullin dhe çdo gjë bëhej për popullin, me pjesën ku vota i vidhej popullit dhe punohej për familjen në pushtet. Fakti që u rizgjodha deputet për mandatin e ardhshëm, do të thotë që kam pranuar tashmë të vazhdoj rrugën dhe ëndrrën e lënë përgjysmë të babait tim. Kam përfaqësuar dhe do të vazhdoj të përfaqësoj me dinjitet zonën që më vlerësoi, duke më dhënë votën më 23 qershor, njerëzit e mrekullueshëm të zonës sime elektorale, të cilët mes hallesh e problemesh më janë gjendur pranë duke më mbështetur dhe vlerësuar mua si Anduel, duke vlerësuar programin e Partisë Socialiste dhe duke besuar në vizionin e kryeministrit të zgjedhur të të gjithë shqiptarëve.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)