Kakavijë, arrestohet një 28-vjecar, për ndihmë ilegale në kufi
TIRANE- Një 28-vjecar ka rënë sot në prangat e policisë së Kakavijës për ndihmë ilegale në kufi.
Sic bëjnë me dije burime të policisë kufitare shtetasi Ervin Samaj është arrestuar në momentin që po ndihmonte të kalonin ilegalisht kufirin 3 persona.
Policia sqaron se këta persona nuk hynin dot në zonën Shengen, pasi kishin shkelur ditët e qëndrimit dhe po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin, me ndihmën e 28 vjecarit.
Tre personat në fjalë, ishin një mashkull dhe dy femra nga Shkodra. Mësohet se Samaj i ndihmonte të kalonin kufirin kundrejt shumës 500 euro.
Mësohet se ky person ishte nën vëzhgim prej 3 muajsh nga policia kufitare e Kakavijës, pasi kishte kohë që zhvillonte këtë aktivitet.
(m.a/BalkanWeb)