Kompensimi për legalizimet, nga qeveria e re
TIRANE- Qeveria nuk do arrijë të kompensojë të gjithë pronarët e prekur nga objektet, të cilëve u është miratuar kjo e drejtë gjatë dy viteve të fundit. Kompensimi i pronarëve, të cilëve u janë zënë tokat nga ndërtimet pa leje nuk do mund të përfundojë brenda mandatit të qeverisë "Berisha" dhe realizimi i procesit do t'i mbetet ekzekutivit të ardhshëm. Në 11 vendime, qeveria aktuale ka përcaktuar listat e pronarëve që përfitojnë kompensim për tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, të cilat janë legalizuar. Në total fondi i vendosur nga qeveria për këtë qëllim ka qenë rreth 15 milionë dollarë, ndërkohë që është shpërndarë pjesa më e madhe e tij. Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listat që u bashkëlidhen Vendimeve të Këshillit të Ministrave ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.
57% TË VLERËS
Sipas Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, deri në ndërrimin e qeverisë do të përfitojnë kompensim vetëm pronarët, të cilëve u është dhënë kjo e drejtë me vendimet e qeverisë të miratuara deri në janar të këtij viti. Kjo kategori do të kompensohet në total për 57% të vlerës së plotë të truallit. Ndërsa dëmshpërblimi i pronarëve, të cilëve u është miratuar kompensimi me vendimet e qeverisë që u përkasin muajve prill, maj, qershor e më tej do të merren në shqyrtim vetëm pas ndërrimit të qeverisë. "Pronarët të cilëve u është njohur e drejta e kompensimit për tokat e zëna nga ndërtimet pa leje deri në janar të këtij viti do të përfitojnë 57% të kompensimit brenda mandatit të qeverisë aktuale. Ndërsa vendimet e prillit, majit, e qershorit do mund të merren në shqyrtim vetëm pas ndërrimit të qeverive", thotë për "Gazetën Shqiptare" Agim Toro, numri dy i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
LISTA, 11 PRONARËT
Ndërkaq, në faqen e vet zyrtare, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka publikuar edhe emrat e 11 pronarëve të fundit, të cilëve u janë shqyrtuar dosjet dhe u është miratuar kompensimi në vlerë për tokat e zëna nga ndërtimet pa leje. Pronarët do të përfitojnë katër këste nga kompensimi, të cilat përbëjnë 57% të totalit. "Urdhëroj publikimin e listës për 11 (njëmbëdhjetë) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri", shkruhet në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të AKKP, i cili mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm, Avenir Peka.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)