E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Durrësit arreston terrorizuesin e Sukthit

Policia njofton se autori 23-vjeçar me origjinë nga Dibra është arrestuar mbrëmë teksa tentonte të hynte në shtëpinë e tij në Sukth. Hasani ka qenë i maskuar në momentin që ka kryer ngjarjen, dhe kjo sipas policisë ka sjellë edhe vonesën e kapjes së tij.

Gjithashtu, policia njofton se 23-vjeçari është person me precedentë penal, pasi më parë është akuzuar për armëmbajtje dhe mbajtje lëndësh eksplozive.

“Pasi qëlloi me armë në ambientin e lokalit, ka dalë jashtë dhe ka tentuar të largohet me një taksi ‘Benz 240’, por ka hasur në rezistencën e pronarit të automjetit, dhe më pas e ka plagosur atë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›