Ksamil, adoleshentja pëson atak pas daljes nga deti
14-vjeçarja Laura Pasha ishte futur në det bashkë me dy motrat e saj, ndërkohë që babai i priste në bregun e detit. Pak çaste pasi adoleshentja doli nga uji, është rrëzuar për të mos u përmendur më.
Mjekët e mbërritur në vendngjarje konstatuan se vajza kishte pësuar një infarkt të fortë në zemër, aq sa ka sjellë vdekjen e saj të menjëhershme.
Mjekët konstatuan se vdekja mund të ketë ardhur pas konsumimit të ushqimit nga viktima dhe futjes së menjëhershme në ujë. Ata theksojnë se duhet të shmanget futja e menjëhershme në ujë pas konsumimit të ushqimit.
Ngjarja fatale për 14-vjeçare shokoi pushuesit që ndodheshin të martën pasdite në plazhin e Ksamilit.