Aneta Rama

Rrëfimi përballë Adi Krastës në “E Diell”
Edhe pse tentojmë të shkojmë drejt harresës ka një konstatim ose perceptim se komunikimi në Shqiperi është vrazhdësuar. Jo rastësisht ai është bërë I vrazhdë në parlament në retorikën politike, nëpër podiumet e përlpasjes të partive të rëndësishme. Mjaftontnë shkojmë shumë kohë më para dhe të shohim se çja shkuar Hoxha për miqtë e tij që I kthente në armiq apo se si fliste për ta edhe kur ishin plotësisht të shkatërruar. është e natyrshme dhe duhej të ishte bërë më para për të kuptuar se çfarë ndodh me komunikim në Shqipër. Përytyroje si një set lufte ku herë pas herë herë nga këto të shtëna vritet edhe ndonjëri që nuk ka lidhje me luftën, që kalon apo qëllon aty rastësisht sepse është në skenë. Jam shumë I kënaqur që pas nëj këmbëngulje të gjatë kam në studio Aneta Ramën.
Ti nuk ke qenë më parë në një studio televizive. Si e ndjen veten?
Jo është hera e parë. Por dua të them që sot jam shumë e gëzuar. Jam e gëzuar sepse ndoshem përballë një presantuesi, një personazhi televizivn shumë të sukseshëm si Adi krasta. Dhe pëpara këtij publiku të mrekullueshëm ku më jepet mundësia të komunikoj me të gjithë teleshikuesit si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Zonja Rama ju keni qënë një natyrë relativisht e tërhequr sepse keni lënë burrat e familjes që të ishin në syrin publik historikisht. Ka qenë një zgjedhje juaja?
Sigurisht që ka qenë një zgjedhje e imja. Sepse Kristaqi bashkëshorti im ishte skulptor dhe kishte studjuar për sklupturë monumëntale. Atëherë ishte shumë e nevojshme që të kishte në Shqipëri monumente që mungonin dhe këto siç dihet ishin me afate të caktuara. Ditët e punës ishin të tejzgjatura. Ndodhte shpesh që të punonte ditën dhe natën. Unë jetoja me dy prindërit e moshuar të Kristaqit dhe dy djemtë kështu që këkrohej një angazhim shumë i madh për familjen.
Vitet e fundit ju kanë vendosur juve dashur pa dashur në qendër të një lufte të vërtetë politike. Me pak fjalë ju kanë bërë shumë të rëndësishme. Të jesh në këtë pozicion ka reagime. Ju për këtë prezencë të padëshiruar në luftën e shumë njerëzve të tjerë, por jo tuajën, e ndjeni veten të irrituar, të trishtuar të mërzitur apo indiferente ?
Unë me thënë të drejtën si grua si nënë, si mjeke dhe si qytetare, ndihem keq. Shpesh herë ndodh që të jem e trishtuar, dhe arsyet nuk mungojnë. Unë jetoj midis njerëzish, dëgjoj shoh dhe ndihem keq dhe e trishtuar kur dëgjoj që njerëzit nuk përballojnë dot gjendjen e tyre ekonomike dhe marrin vendime ekstreme për jetën. Ndihem e trishtuar kur fëmijët e mitur lënë shkollën, sepse nuk përballojnë dot ekonomikisht problemet e familjes dhe i jepen punës. Rastet janë të shumta: për shembull në Gërdec që u vranë shumë fëmijë. Si mjeke, ka pasur një rast të kohëve të fundit që më ka trishtuar pa masë: një miku im mbeti në makinë me një rast shumë urgjent mjekësor. Lajmërova urgjencën që nga shtëpia ime është vetëm 300 metra por që për të ardhur ju deshëm 45 minuta. Të mos flas pastaj për detaje nga vendi ku kishte mbetur miku im deri në urgjencën e spitalit ku analizat duhet ti coje dorazi nga një spital në tjetrin. Por ajo që më trishtoi më shumë ishte se nga urgjenca deri na katin e katërt duhet të ngrinin barrelën me ndihmën e familjarëve dhe njerëzve që ndodheshin aty për të tjera gjëra, sepse nuk punonte ashensori. Këto janë gjëra që të trishtojnë prandaj jam ndier vërtet keq.
Ju jeni ngan Vunoi? çfarë karakteristikash kanë kanë vunjotësit?
Nuk dorëzohemi kollaj. Vunjotëzit janë me karakter të fortë dhe unë e kam pjesë të karakterit dhe kulturës sime që të mos dorëzohem kollaj. Pastaj ne nënat dhe gjyshet jetojmë për fëmijët, nipërit e mbesat. Në një rol të tillë është vështirë të dorëzohesh, kërkon të jesh gjithmonë i vlefshëm. Si gjyshe dhe nënë nuk mund të jesh as indeferente. Duhet të shërbesh aq sa të lejojnë mundësitë, derisa shëndeti mos të lërë.
çfarë statusi ka pasur familja Rama para vitit 1992?
Tre breza ne kemi jetuar në një pallat të ogël kohës së komunizmit tek unaza e tiranës. Kishim dy dhoma e një kuzhinë. Aty unë jetoj edhe sot. Pikërisht tre breza. Kristaqi ishte skulptor, unë mjeke, fëmijët në shkollë por të angazhuar edhe në sport. Kristaqi ka studiuar në Shën Pjetërburg ndërsa unë në Poloni. Me thënë të drejtën kam qenë studente e mirë. Dy vjet rresht senati i rektoratit më shpalli studenten më të mirë të vitit
Kjo më bën të kuptoj se ju keni një sens të lartë protagonizmi?
Jo. Unë kam qenë studente e mirë, kam studiuar. Më ka pëlqyer profesioni dhe mendoj se deri në fund e kam shërbyer më së miri. Kam qenë shumë korrekte, por u detyrova ta lë pak mënjanë, d.m.th nuk bëra karrierë në profesionin tim për arsye shëndetësore dhe familjare.
Dhe vjen viti 92. Një ndryshim rrënjësëor shumë i dëshiruar në Shqipëri. Sa kishim folur dhe ëndërruar. Bashkëshorti juaj ndërroi jetë në 98. Si ka qenë për ju të jetonit e vetme me djemtë?
Dua ta filloj pak më pëprpa. Në 97 kam kaluar një periudhë të vështirë dhe shumë të dhimbshme që filloi me rrahjen e Edit në 22 janar të 1997 e që pasoi me rrahjen e Olsit në 3 mars të këtij viti. Janë momente që nuk harrohem për një nënë , por edhe momente që tronditën të madh e të vogël. Unë nuk do ta harroj që shtëpia jonë ishte e mbushuar për ditë të tëra me njerëz,aq sa tundej shkalla. Pas kësaj fëmijët e mi u detyruan që të iknin, sepse u pa se ishte shumë e largët koha për të thënë vërtet atë që mendoje veërtet. Kështu Olsi u largua për në amerikë, ndërsa Edi zgjati qëndrimin e tij në francë. Në korrik të atij viti u nda nga jeta, nëna e shtëpisë. Ajo e përjetoi shumë rëndë, nuk e përballoi dot rrahjen e fmëijëve. Tetë muaj e gjysmë pas saj u nda nga jeta Kristaqi. Një vdekje e papritur dhe e parakohshme. Një vdekje që mua më tronditi shumë, më prishi jetën, por më shtoi edhe krenarinë kur pash se në përcjelljen e tij për në banesën e fundit kanë marrë pjesë njerëz pa dallim partish. Kanë ardhur shumë miqtë tanë të persekutuar, që Kristaq Rama i kishte gjithmonë dyert e hapura për ta e që unë vazhdoj ti kem miq akoma. Dhe kështu që jeta u bë e vështirë. Edi ishte në Francë ndërsa Olsi nuk mund të vinte sepse ishte pa dokumenta. Edi pas ardhjes vendosi të qëndrojë, të mbajë postin e ministrit të kulturës. Këtu nisi edhe kthesa e madhe. Kthesa për jetën e tij, për djalin e, për Matildën ish-gruan e tij dhe sigurisht edhe për mua si nënë.
Keni qënë dakord për këtë kthesë që mori jeta e të gjithëve?
Sigurish unë nuk mund të jem dakord, se një nënë vuan kur vuan fëmija. Dhe një nënë është gjithmonë me fëmijën që vuan më shumë. Jo pak herë Olsi më thotë të shkoj të jetoj me të që të jem larg këtyre gjërave, por unë nuk mundem.
Ju përmendët miqtë dhe thatë se keni qenë një familje e madhe me plot miqësira e miq që ju kanë qëndrar afër. Ka të tillë që për arsye rrethanore konjukturale nuk janë më me ju?
është e vërtetë. Miqtë tanë janë ata që kanë qënë dhe ne vazhdojmë të komunikojmë ti gjendemi njeri-tjetrit për raste të ndryshme. Por ka edhe nga ta, këtu dua të përmend dy, arturin zhejin dhe fatos lubonjën që i kam pas si fëmijët, por që për arsye të pozicionit të Edit politikisht, ata nuk i shoh më prej vitesh të vinë në shtëpinë tonë. Megjithatë unë i ndjek në televizor dhe me shpirtgjerësinë e një nëne dhe kurajo i dëgjoj dhe kur thontë të pavërteta për Edin dhe kjo më dhemb.
Normalisht, për shkak të atmosferës që kemi përjetuar në Shqipëri unë këmbëngula që të vinit në studio sepse doja të kuptoja atë çka ju ndjenit. Një nënë, cilado qoftë ajo, nuk kategorizohet politikisht. Unë dua tju bëj një pyetje për djalin tuaj. Ju jeni e ndjeshme si nënë për fatin jetësor dhe politik të Edi ramës, por me çfarë syri e ndiqni, dmth sa realiste përpiqeni të jeni ju, përtej kufijve të një nëne? Si e ndjeni problematikën e ekzistencës së tij në politikë? Luftë e madhe politike, luftë e madhe brenda për brenda, perceptime, jo do bëhet diktator jo sdo bëhet, jo është brenda jo është jashtë, jo u martua jo su martua. Si e ndiqni, çfarë mendoni ju për të si politikan?
Eshtë e vërtetë, ajo që thatë ju se nëna është gjithmonë nënë, por në edukimin e fëmijëve unë kam qenë nënë që i kam parë dhe me sytë e zemrës dhe me sytë e ballit fëmijët. Dmth i kam kritikuar dhe drejtuar për çdo gjë që nuk më ka pëlqyer tek ata. Edi është shumë punëtor dhe i vendosur. është njeri që nuk e lë punën përgjysmë. është njeri që nëse është i bindur që nëse ka të drejtë e shpie atë deri në fund.
Eshtë nejri që kërkon falje që toleron, që të mirkupton?
Shiko, unë si nënë flas, se raportin që kemi të dy mund ta cilësoj të mrekullueshëm, një raport që kështu ka qenë gjithmonë. Ai është i rregullt, shumë i dhimbubsur. Unë kam pasur probleme me shëndetin gjatë gjithë kohës dhe ai prokupohet shumë, kujdeset shumë si për mua, si për djalin. Ashtu si të gjithë i pëlqen të vijë të hajë gatimet e nënës, sidomos kur gatuaj peshkun, por mendoj se të gjitha ato që thahsë janë pjesë e karakterit të tij që i ka pak edhe në trashgimi. Adn-së nuk i arratiset dot askush, por nuk më duket se këto janë gjëra që një njeri nuk duhet ti ketë. Sa për faktin a këkron falje dhe a është tolerant, kjo varet nga rasti, nuk mund të them më shumë.
Dua të rikthehm sërish te ju dhe tju bëj një pyetje të d.p.d. Këto kohët e fundit në Shqipëri, është bërë shumë e kolljatë që të stigmatizohen njerëzit, dhe të thuhen gjëra nga më të ndryshmet për ta. Ju më thatë që bashkëshorti juaj i ndjerë ishte një skulptor, ishte një artist dhe në vdekjen e tij kanë marrë pjesë nejrëz nga të gjitha shtresat. Mirpo unë vë re dy gjëra: të paktën në retorikën politike. Kur edin e thërrasin edvin kristaq rama dhe kur kristaq rama konsiderohet si një bllokmen. Mua pësonalisht më duket si zënkë inatçore mes dy fëmijëve. Nga na tjetër. Si e këni përjtuar ju zonja Rama këtë përaktim? Tani kur e kamë dëgjuar këtë përcaktim Edvin Kristaq Rama, që përsëritet vaxhdimisht, them se edin duhet ta bëjë të ndihet krenar për të atin. Se kushdo që e ka njohur kristaqin nuk do thoshte gjë tjetër përveçse: duhet të jesh kranar për babain që ke pasur. Përsa i përket etiketimit si bllokmen, unë ju thashë ne kemi banuar në unazë të Tiranës, në një apartament të vogël, dhe të dy abshkë zinim rradhën e qumështit. Ende komshinjtë më thonë nuk e harrojmë dot Kristaq Ramën që bënte shëtitje në breg të Lanës sa të vinte makina e qumështit. Ka punuar ditë e natë në studio me orë të zgjatura, sepse ai ishte pasioni i tij. Ishte artist në fund të fundit. Nëse i thonë bllokmen se ishte deputet, kjo nuk qëndron, sepse deputetët atëherë nuk kishin asnjë privilegj. Ka qenë anëtar partie si qindra mijëra të tjerë që kishin një idel dhe besonin tek një jetë më e mirë. E që në fakt nuk doli ashtu. E kanë akuzuar për shumë gjëra, të gjitha janë shpifje dhe akuza të pavërteta. Dputetët atëherë nuk kishin asnjë pushtet dhe Kristaq Rama ishte skultptor i polpullit, 4 herë laureant i çmimit të republikës. Nganjëherë më vjen për të qeshur, pornganjëherë edhe revoltohem.
Si mendoni si do kishte reagonte ai po të ishte gjallë kur të dëgjonte që i thonin bllokmen?
Ai ishte natyrë shumë e qetë edhe mendoj se i përtypte gjërat shumë.
Nuk ju kisha parë nga afër dhe ju them se jeni një grua e bukur, e fortë e qartë. Jeni ju një natyrë pasionale për jetën. Dmth e jetoni me po të njëjtin sens protagonizmi të përjetshëm apo ka një tërheqje të lehtë?
Unë përpiqem tu gjendem shumë fëmijëve me aq sa mundem. Shpesh herë kam shkuar në Amerikë te djali tjetër, për ta ndihmuar me vajzën. Kam kalaur një periudhë shumë të vështiurë me djalin e Edit, Gregun që pati një problem serioz me shëndetin, një sëmundje të pakurueshme. Por fati i madh, miqtë që gjetëm dhe në përkushtimi që kemi treguar, arritëm ta kalojmë.
Përfitoj nga rasti që të falenderoj Anila Imamin dhe doktor Florian Koçin, që na kanë ndihmuar aq shumë. Tani unë si nënë dhe gjyshe jetoj për fëmijët dhe përpiqem të jap maksimin me aq sa mundem dhe aq sa do më lejojë shëndeti.
Në këtë veprimtari të përditshme në raport me gjithë atmosferën e ndjeshme, ju keni bërë nje gjest, krejt të paprecedentë që nuk ekziston ndonjëherë në historinë e shqipërisë keni bërë një padi në gjykatë kundër atyre që mendoni se ju kanë sulmuar dhe ofenduar për interesa politike. A nuk mendoni se ky gjest është i pavend në Shqipëri duke parë funksionimin e gjykatave, njerëzve nga të cilëve bëhet padia. është një gjest serioz apo një gjest për të dhënë një mesazh?
Eshtë një insisitim dhe një evdnim i imi personal. Unë kam 20 vjet që dëgjoj, sharje, fyerje shpifje, akuza dhe i kam përballuar me durim dhe dinjitet. Por kur këto sharje dhe shpifje e kalojnë cakun e politikës dhe prekin dinjitetine politikës mednova se ishte më mirë të veproje. Ndaj e mora këtë vendim, sepse jo vetëm si nënë si grua por si qytetare mendoj se për ti gjetur të drejtën duhet di drejtohesh vetëm gjykatave. Dhe gjykata ti japi të drejtën atyre që u takon dhe unë jam duke pritur.
Ju nuk do kishit dhënë një konferencë për shtyp për të folur keq, për dikë që flet keq për ju. Nuk do kishit zgjedhur këtë rrugë?
Absolutisht jo. Nuk jan në natyrën time këto gjëra.
Kam një pyetje të fundit, ju përmendët që keni një djalë në SHBA, që shpesh kanë nevojë për praninë tuaj atje. Nuk e keni menduar që të largoheni nga kjo Shqipëri problematike, plot akuza e ngjarje të ppranueshme nga veshi njerëzor?
Olsi ka 13 vjet në Shba dhe është sistemuar mirë. Punon në insitutin e studimeve kundër kancerit, dhe unë jam shumë krenare për të, siç jam për të dy fëmiëjt. Ai më ka thënë që të bëj bashkim familjeje por me thënë të drejtën nuk ndihem mirë. Me nusen e tij kam një raport të mbrekulleshëm, por problemi është se unë kam jetuar, jam rritur dhe jam edukuar në një mënyrë krejt tjetër. Më mungojnë njerëzit. Plus që kam një djalë këtu që më duket se jam më e nevojshme për të me problemet dhe hallet që ai ka. Mendoj se e kështu bëjnë të gjitha nënat.
Ju falenderoj me gjithë zemër për pjesëmarrjen.
#