Anëtarësia socialiste injoron “byrekun” elektoral të socialistëve – Edvini etiketon treshen Berisha-Meta-Nano si varrmihësit e tij politikë
Sot e gjithë ditën po luhet farsa e Edvinit dhe e byrekut elektoral me Maqon, teksa të dy janë shfaqur si kukullat kineze, në një proces që kërkon veç rikonfirmimin e Edvinit në krye të PS-së, të paktën derisa dikush s’e ka shporrur nga bashkia dhe nga partia, gjatë zgjedhjeve vendore të 2011. Kronikat televizive e kanë tërhequr vëmendjen tek dy alternativat e ditës: ata qe rizgjedhin Edi Ramen, kryetar Partie, megjithë ndihmën e votuesve të Maqo Lakrorit si dhe bojkotuesit, mbeshtetesit e Ben Blushit dhe të të tjerëve, të cilët sot spikasin edhe si shumicë në anëtarësinë socialiste. Gjate momenteve kur hodhi voten e tij, Edvini nuk harroi të stigmatizonte, ata që duket se i ka fiksuar si njerëzit që po i bëjnë gropën politike. "Ky eshte nje proces i natyrshem dhe njekohesisht real, dhe per kete arsye ka qene nje proces qe ka pasur veshtiresite e veta, ashtu sikunder ka qene nje proces te cilin Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, kompania e tyre, altopolantet e tyre kane bere çmos qe ta perbaltin, qe ta cenojne, qe ta zhvleftesojne, sepse eshte nje proces i bukur, real qe tregon qe ne fakt PS eshte vertete forca me e madhe dhe me demokratike ne Shqiperi", deklaroi Edi Rama. Dritero Agolli është shfaqur sot si nga fituesit e byrekut të zgjedhjeve, teksa nuk e ka bojkotuar votimin e kryetarit socialist. "Partia duhet te kete nje drejtim tjeter lloj nga ekzekutivi, nga organet shteterore. Duhet qe kryetari i partise te jete me i afert me njerezit, me kokeulur, te shprehe dashurine ndaj te gjitheve", tha Dritero Agolli, në deklaratën e tij karamele. Ben Blushi dhe kater deputetet qe nuk e quajne te denje kete proces votimi kane bojkotuar se bashku me votimin edhe deklaratat publike, por vëzhgimi konfirmon një injorim të kësaj farse nga ana e shumicës së anëtarësisë socialiste, por edhe nga vetë opinioni publik shqiptar.
...