Kryeministri Sali Berisha, me 6-7 tetor, në vizitë zyrtare në Kosovë, do të nënshkruajë 6 marrëveshje të rëndësishme ndërshtetërore

Kabineti i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar sot vizitën e pritshme të kryeministrit Sali Berisha në Prishtinë. “Kryeministri shqiptar Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Kosovë me 6 dhe 7 tetor, do të nënshkruajë gjashtë marrëveshje ndërshtetërore me Qeverinë e Kosovës”, ka njoftuar sot zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi, i cili tha se Berisha viziton Kosovën me ftesë të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi. "Kryeministri Sali Berisha vjen në Kosovë me ftesë të Kryeministrit Thaçi. Ai do të vizitoi Kosovën me 6 dhe 7 tetor. Kjo është vizita e parë e tij pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast ne do të nënshkruajmë edhe 6 marrëveshje ndër-shtetërore të cilat do të jenë të karakterit politik dhe ekonomik", beri te ditur Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Kjo është vizita e parë e kryeministrit Berisha në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Që nga përfundimi i luftës, në qershor të vitit 1999, Berisha ka vizituar vetëm njëherë Kosovën, ku është pritur nga një numër i madh i qytetarëve.
...