E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, Timoshenko ndërpret grevën e urisë

KHARKIV- Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko do të ndërpresë nesër grevën e urisë, të filluar më 20 prill për të protestuar kundër akteve të dhunës të dyshuara në burg, bëri të ditur sot vajza e saj Evgenia.

"Mjeku gjerman, Lutz Harms, i cili erdhi në Ukrainë për të kuruar opozitaren, do të ndihmojë nënën të ndërpresë grevën e urisë, që nesër", deklaroi për shtypin, Evgenia Timoshenko, pasi vizitoi nënën e saj në burgun e Kharkivit, në lindje të vendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›