Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, Stoltenberg: Perspektivë afatgjatë

Në një kohë kur Ukraina kërkon të anëtarësohet në Aleancën Atlantike pas pushtimit të Rusisë, Jens Stoltenberg deklaron se kjo do të ndodhë “në afatgjatë “.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se vendet e Aleancës bien dakord që Ukraina të bëhet anëtare e Aleancës, por në të njëjtën kohë kjo është një perspektivë afatgjatë.
Gjatë vizitës së tij në Finlandë, Stoltenberg u shpreh se duhet krijuar një “kornizë” për të parandaluar çdo pushtim të ri në të ardhmen. Pranimi i Ukrainës në NATO është një vijë e kuqe për Moskën, e cila ka përmendur rrezikun e një zhvillimi të tillë për të justifikuar sulmin e saj.
“Çështja sot është të sigurohet që Ukraina të mbetet një shtet i pavarur dhe sovran, dhe për këtë arsye ne duhet ta mbështesim atë. Lufta e Presidentit Putin në Ukrainë vazhdon dhe nuk ka asnjë shenjë se ai do të ndryshojë planet e tij. Ai dëshiron të kontrollojë Ukrainën dhe nuk po përgatitet për paqe, por për më shumë luftë. Ne gjithashtu duhet të gjejmë korniza që do të sigurojnë që presidenti Putin dhe Rusia të mos pushtojnë përsëri Ukrainën”, tha Stoltenberg.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, tani është koha që Ankaraja dhe Budapesti të ratifikojnë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
“Si Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur angazhimet e tyre sipas marrëveshjes së tyre trepalëshe me Turqinë qershorin e kaluar në Madrid“, insistoi sekretari i përgjithshëm./ CNN.gr
/rtsh.al/