E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA: Rusia nuk ka kapacitete për të zhvilluar një garë të pakufizuar të armëve bërthamore

Nënsekretari i Mbrojtjes të SHBA-së për Politikën, Colin H. Kahl ka theksuar se Rusia nuk ka burime për të hyrë në një garë të pakufizuar të armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur në lidhje me vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të pezulluar traktatin e armëve bërthamore, Neë START, Colin H. Kahl, ka theksuar se Moska nuk ka as para dhe se është e dëmtuar nga lufta.

“Sinqerisht, Rusia nuk është në pozitë për një garë të pakufizuar armësh bërthamore. Ata nuk kanë para, veçanërisht duke pasur parasysh tensionin mbi ushtrinë e tyre nga lufta, sanksionet, kontrollet e eksporteve. Pra, ju e dini, unë mendoj se kjo ishte një mënyrë për Por unë mendoj se si çështje praktike, kjo nuk e ka ndryshuar situatën”, iu tha Kahl ligjvënësve në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të martën.

Ai shtoi se “nëse Moska përdor armë bërthamore të çfarëdo lloji si pjesë e pushtimit të tyre të vazhdueshëm në Ukrainë, zyrtarët e lartë amerikanë e kanë bërë shumë të qartë se pasojat do të jenë të rënda”, shtoi ai.

Kahl vuri në dukje se duhet të ketë vigjilencë duke qenë se Rusia mbetet një fuqi e rrezikshme me shumë armë bërthamore, ndërsa theksoi se nuk ka gjasa që Moska të përdorë armë bërthamore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›