Anëtarësimi në BE, Borchardt: Do të varet nga vlerësimi i zgjedhjeve
Ambasadori gjerman në Tiranë Borchardt ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të varet nga vlerësimi i zgjedhjeve. Sipas tij në vjeshtë do të diskutohet në Bruksel mbi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe analiza e procesit elektoral të zgjedhjeve do të jetë një pikë e veçantë në kuadër të përmbushjes së kritereve nga Shqipëria.
Deklarata e ambasadorit Borchardt u bë gjatë një aktiviteti ku Ambasada gjermane i dhuroi repartit RENEA pajisje të ndryshme që kapën vlerën e 54 mijë eurove.
Deklarata e ambasadorit Borchardt u bë gjatë një aktiviteti ku Ambasada gjermane i dhuroi repartit RENEA pajisje të ndryshme që kapën vlerën e 54 mijë eurove.