Arrest me burg për vrasësit e policit, në pranga edhe dy të tjerë
ELBASAN- Dy të dyshuarit pë vrasjen e ish agjentit të antidrogës Roland Rexhepi janë paraqitur sot në gjykatë për masën e arrestit. Burg pa afat ka qenë vendimi i trupit gjykues pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ndaj dy të pandehurve Arben Jaçe dhe Armand Llakaj.
Një numër i madh efektivash kanë rrethuar gjykatën dhe në masa të forta sigurie janë sjellë një e nga një për vlerësimin dy të arrestuarit. Trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu ka startuar vlerësimin e masës me të arrestuarin Arben Jaçe 28 vjeç lindur në Përmet dhe banues në Tiranë dhe Armand Llakaj me banim në lagjen Haxhias të qytetit të Elbasanit. Dy të ndaluarit do të duhet të përgjigjen për veprën penale vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armë mbajtje pa leje.
Ndërkohë po sot ndalohen dy të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtor në krimin e vrasjes s ëish agjentit të antidrogës Roland Rexhepi. Pas disa ditësh hetimesh policia ka shpallur ndalimin e dy të tjerëve të dyshuar se në bashkëpunim me shtetasin Armand Llakaj dhe Arben Jaçe kanë ekzekutuar me kallashnikov "Dodën" tek dera e garazhit të makinës së tij. Kështu pas një pune hetimore dhe shkencore ku kanë qenë decisive provat e grumbulluara është arritur në ndalimin e shtetasve Marjus Fatmir Tafa, 21 vjeç lindur dhe banues ne Elbasan lagja 'Haxhias" dhe Shkelzen Shefki Shkrepi, i datelindjes 30 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, lagja 'Haxhias". Ndalimi i tyre u be mbi bazën e urdherave te ndalimit, leshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Arben Jace, jane të dyshuar si autore të vrasjes e shtetasit Roland Rexhepi me date 22 korrik.