Ndahet nga jeta artisti i shquar Roland Trebicka

Shuhet ne moshën 66 vjeçare artisti i shquar shqiptar Roland Trebicka. Aktori i njohur nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej disa kohësh. Aktori i identifikuar me rolin e “Jovan Bregu”, në komedinë “Pallati 176”, ne karrierën e tij 40 vjeçare arriti te skaliste karaktere te shumta ne teatër dhe film. Roli i fundit ne teatër ishte ne shfaqjen “Endrra e Ismail Qemalit” qe u ngjit ne skene nga regjisori Spiro Duni nw kuadwr tw 100 vjetorit tw pavrwsisw, e ku Trebicka I dha jete rolit te Seit Beut. Roland Trebicka lindi në Korçë, në vitin 1947. Karriera e tij si aktor filloi me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ndoshta që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar u be ne vitin 1971dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Rolet e Trebickës në teatër janë të shumta. Në 40 vite karrierë ka realizuar një mori rolesh si atë të Xhenarinos te “Magjia e madhe”, Zganarelit te “Don Zhuani”, Hlestakovit te “Inspektori”, për të ardhur më afër në kohë me pjesë si “Si e mposhta Musolinin”, “Pleshti në vesh”, “Magjia e verës së kuqe”, “Berberi i Seviljes”, “Dadot”, etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” dhe “Koncert në vitin 1936”. Është nderuar me titullin “Artist i merituar” . Homazhe ne nderim te aktorit te shquar do te mbahen neser paradite ne Teatrin Kombetar..
Homazhet për aktorin Roland Trebicka do të mbahen nesër nga ora 11:00-13:00 në Teatrin Kombëtar
Homazhet për aktorin Roland Trebicka do të mbahen nesër nga ora 11:00-13:00 në Teatrin Kombëtar