Anëtarësimi në BE, Rehn: Shqipëria duhet të plotësojë kriteret politike

Shqipëria duhet të përmbush kriteret politike. Kështu është shprehur Komisioneri për zgjerim Oli Rehn në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht edhe Ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Komisioneri për zgjerim Oli Rehn ka theksuar se Bashkimi Europian kërkon reforma dhe konsensus politik të cilat janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit. Komisioneri Rehn gjithashtu i ka bërë thirrje opozitës të hyjë në Parlament sepse sipas tij debati i vërtetë bëhet në sallën e Kuvendit dhe se bojkoti nuk i shërben integrimit të vendit. Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria ka nevojë të bëjë përparime në sitetmin gjyqësor dhe se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme për të pasur përparime.
Nga ana e tij Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht edhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka theksuar se qeveria shqiptare është e angazhuar që të garantojë lirinë e mediave dhe të gjitha personal që janë përfshirë në sulmin ndaj Bazes janë në arrest. Ai gjithashtu theksoi se qeveria shqiptare do të bëjë të gjitha përpjeket për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.