PS: Olldashi ka humbur qetësinë nga e vërteta

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Transporteve lidhur me inspektimin që deputetë të PS-së bënë sot në tunelin e Kalimashit. Sipas PS-së, Olldashi ka humbur qetësinë nga e vërteta.
"Ministri i punëve publike të familjes Berisha vijon ti ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij ka humbur qetësinë, përballë të vërtetës që fsheh e cila mund të vonojë po nuk do harrojë, sepse plaga e rëndë që korrupsioni ka hapur në atë rrugë as mund të mbulohet me gënjeshtra as mund të shërohet pa shkuar edhe Olldashi para drejtësisë bashkë me Bashën", tha Armela Imeraj.