E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Opozita duhet të kthehet në Kuvend, kusht për statusin

BRUKSEL - Komisioni i BE-së, për Zgjerim, Olli Rehn është shprehur se është shumë e rëndësishme që opozita të kthehet në Parlament tani që BE nis të diskutojë për statusin e Shqipërisë. Ai ka dalë në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Ilir Meta i cili gjendet në Bruksel. Rehn ndër të tjera ka folur për dhunën e ushtruar ndaj Mero Bazes, duke u shprehur se "inkurajova z.Meta që të shteti të mbrojë fjalën e lirë".


Fjala e Rehn

Shqipëria ka bërë përparim me zgjedhjet disa nga kriteret janë plotësuar por ka ende disa probleme të identifikuara. Ajo që mbetet për të bërë përparim është sistemi gjyqësor. Inkurajova z.Meta për të bërë përpjekje për të përmirësuar reformën në drejtësi dhe inkurajova mbrojtjen e medias dhe fjalës së lirë duke pasur parasysh sulmin e fundit ndaj Bazes.

Dua të them diçka kryesisht për atë çfarë KE kërkon: Reforma dhe Konsensus politik. Kam diskutuar me z. Meta edhe për bojkotin e opozitës, gjithashtu i bëj apel opozitës japë fund bojkotit sepse është jashtë standardeve. Debati duhet bërë në Kuvend. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që BE fillon të diskutojë për aplikimin e Shqipërisë në BE. Destabiliteti demokratik dhe bojkoti i parlamentit nuk bëjnë pjesë në parimet e BE-së.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›