E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaresimi ne NATO, 180 milione euro ne vit kostoja

Pranimi i Shqiperise me te drejta te plota ne Aleancen Veri-atlantike, NATO eshte nje proces qe shoqerohet edhe me nje fature te veten financiare. Keshtu fillimisht prej buxhetit te shtetit do te dalin cdo vit 700 mije euro te cilat paguhen si kuote anetaresimi ne aleance. Por kjo kuote eshte e paperfillshme ne raport me ndryshimet qe peson vete buxheti i destinuar per mbrojtjen ne raport me totalin e buxhetit shteteror. Keshtu ndersa ne vitin 2005 cdo shqiptar ka paguar nga taksat e tij per mbrojtjen 32 euro ne vitin 2009 kjo shifer eshte bere rreth 60 euro. Anetaresimi kerkon ne menyre taksative qe per mbrojtjen te ndahen nga buxheti 2 per qind te te ardhures kombetare. E perkthyer ne shifra kjo shume eshte mbi 2 miliarde leke ose rreth 180 milion euro ne vit. Qeveria shqiptare e vendosur te ecte me shpejtesi ne rrugen e integrimit ne NATO ne fakt qe ne vitin 2008 e ka plotesuar kete objektiv.

Buxheti i Ministrise se Mbrojtjes

Viti Buxheti Investime

2005 11,540,000 2,190,000

2007 18,119,000 5,062,000

2008 21,650,000 5,870,000

2009 23,542,000 7,050,000

2011 28,517,000


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›