E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mireserdhet, keni rezultate te jashtezakonshme"

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama vleresoi dje arritjet e Shqiperise ne rrugen deri ne anetaresimin ne NATO. Ne hapjen ne seances se Aleances se Atlantikut te Veriut, Obama i uroi Shqiperise dhe Kroacise, anetaresimin ne kete aleance. Vende qe u bene anetare te kesaj aleance pikerisht ne nje dite te shenuar, sic eshte dhe 60 vjetori i krijimit te saj. "Mire se erdhet ne NATO! Ne jemi shume te kenaqur dhe entuziazmuar per pjesemarrjen tuaj ne Aleancen e Atlantikut te Veriut", u shpreh Presidenti Obama. Sipas tij, dy vendet e reja anetare te kesaj aleance, kane bere gjera shume te rendesishme dhe domethenese ne emer te NATO-s. Kreu i SHBA-ve, vleresoi 140 trupat ushtarake shqiptare dhe 235 kroate qe kane sherbyer ne Afganistan. Sipas Obames, shifra te tilla tregojne se si Shqiperia dhe Kroacia, jane kontribuues shume te rendesishem per NATO-n, duke vleresuar ne menyre te vecante realizimin e reformave. "Te dy vendet, kane arritur rezultate te jashtezakonshme dhe duke vazhduar ne kete rruge do t'ju ndihmoje te beheni edhe me te afert me integrimin tuaj euroatlantik", vijoi Presidenti i SHBA, Obama, duke ritheksuar edhe nje here se mirepret Shqiperine dhe Kroacine ne kete aleance.

Arritjet

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pergezuan dje Shqiperine dhe Kroacine ne realizimin e reformave dhe meriten e anetaresimit ne NATO. Vleresimet u bene nga Presidenti i SHBA-ve Barak Obama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›