E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria, 15 mije trupa policore per Samitin

Samiti i Aleances se Atlantikut te Veriut, u zhvillua dje, nen masa te rrepta sigurie. Strasburgu, u blindua dhe mbylli te gjitha institucionet. Ne zone u derguan me shume se 15.000 trupa ushtarake dhe policore, te cilat kontrollonin te gjithe zonen. Qellimi i ketij kontrolli te rrepte ne zonen ku zhvillohej samiti, ishte mbrojtja e te gjithe krereve te politikes te mbledhur me rastin e zgjerimit te aleances dhe festimin e 60 vjetorit te saj. Po keshtu, forcat e policise dhe ushtrise, kishin per objektiv dhe mbajtjen nen kontroll te rreth 50 mije protestuesve te paqes, qe ishin kunder ketij samiti. Pergjate gjithe itinerarit te zhvilluar ne Samitin e Aleances se Atlantikut te Veriut, protestuesit nuk munguan ne asnje prej levizjeve te bera nga anetaret e NATO-s. Si protestuesit dhe politikanet levizen nga Strasburgu ne qytetet gjermane bashke organizatore te samitit, Baden Baden dhe Kehl, gjate samitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›