E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaret e Kushtetueses skadon sot afati per deputetet qe te dorezojne pyetjet

Procedurat Komisioni Parlamentar i Ceshtjeve Ligjore nuk ka caktuar ende daten e seances degjimore

Skadon sot afati i fundit per dorezimin e pyetjeve per kater dekretet e Presidentit Bamir Topi per Gjykaten Kushtetuese. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane afat deri sot per te dorezuar pyetjet ne Komisionin e Ligjeve. Kater dekretet e Presidentit Bamir Topi per Gjykaten Kushtetuese kane afat edhe 6 jave per tu shqyrtuar ne Komisionin e Ligjeve. Hyrja me procedure te pershpejtuar e kryetarit te Gjykates Kushtetuese duket se solli edhe vonesen e dorezimit te pyetjeve.
Ishte parashikuar qe dita e sotme te sillte edhe seancen e pare degjimore per nje nga kater kandidatet por duket se do te vonohet pergjigjja edhe nje jave. Pas grumbullimit te pyetjeve nga PD dhe PS kryetari i Komisionit te Ligjeve do ti servire te gjitha pyetjet ne nje pakete ose dosje te plote. Ardian Leka eshte 42 vjec dhe avokat me profesion. Ai eshte diplomuar ne vitin 1990 ne Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike dega drejtesi. Nga tetori i vitit 1990-mars 1992 ka punuar hetues ne hetuesine e Rrethit te Librazhdit. Nga viti 1992-1995 eshte emeruar prokuror gjyqesor ne Prokurorine e Rrethit te Tiranes. Ne 1996-n eshte perfshire si anetar i Dhomes Kombetare te Avokatise. Artan Hoxha eshte kandidati me i vjeter ne moshe nga kater kandidaturat e dekretuara nga Presidenti Topi me 6 shtator. 50-vjecari Hoxha ne vitin 1983 eshte diplomuar si jurist ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Ne vitin 1995 ka perfunduar studimet pasuniversitare per konventat e Keshillit te Europes ne fushen penale Fakulteti i Drejtesise Hugo de Groot Universiteti i Leidenit Holande. Ne vitin 2005 ka perfunduar masterin ne Shkencat Juridike ne Universitetin Shteteror ne Tirane. Dhe ne 2009-n ka marre graden shkencore doktor ne te drejten penale Universiteti i Tiranes. Nga viti 1987-1991 ai ka punuar si prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nga viti 1999-2008 ka qene gjyqtar ne Gjykaten e Larte. Ne vitet 1983-1987 ka punuar si prokuror sektori ne Prokurorine e Rrethit te Lushnjes. Edlira Jorgaqi eshte diplomuar si juriste ne Fakultetin e Drejtesise Tirane ne vitin 1993. Nga qershori i vitit 2008 deri tani punon si drejtoreshe e drejtorise se studimeve kerkimeve ligjore dhe integrimit prane Prokurorise se Pergjithshme. Fatmir Hoxha ka nje karriere te gjate si gjykates duke e filluar aktivitetin profesional ne Gjykaten e Rrethit te Pukes me pas per dy vjet ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe nga viti 1998 deri me sot ne Gjykaten e Apelit Shkoder. Dy vitet e fundit ai ka mbajtur postin e kryetarit te Gjykates se Apelit ne Shkoder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›