E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Mazhoranca me e forte se kurre

Kryeministri injoron kerkesat e opozites Te protestojne sa te duan

Kryeministri Sali Berisha leshoi nje mesazh te qarte si ndaj opozites por edhe zerave brenda gjirit te vet qe kane folur per nje dezintegrim politik te koalicionit qeverises. Mazhoranca e krijuar mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim eshte me solide se me pare. Kjo ishte deklarata qe beri dje Kryeministri Sali Berisha per mediat pasi u pyet nese debatet brenda LSI-se mund te kishin pasoja edhe ne koalicionin qeveritar. Mazhoranca sot eshte me solide se cka qene diten e themelimit te saj theksoi Berisha. Kreu i qeverise deklaroi se se shpejti ai do te bente nje permbledhje te punes se qeverise qe drejtonte perpara mediave. Se shpejti do te jem para jush per te gjitha arritjet reformat programin e kesaj mazhorance theksoi Berisha. Kreu i qeverise nuk pranoi te komentonte edhe zhvillimet e fundit dhe debatet brenda LSI-se duke theksuar se drejtuesit e kesaj partie do te dinin ti zgjidhnin vete ato. Ju nuk me keni degjuar kurre te komentoj zhvillimet politike brenda partive te tjera aq me teper brenda partise aleate. Ajo nuk eshte axhenda ime. Ato jane problematika te cilat krijohen ne parti dhe qe i zgjidhin vete partite me metoda te njohura demokratike dhe une nuk kam asnje koment per asnje lloj problematike beri te qarte Berisha. Ai shtoi se ai mund te komentonte vetem zhvillimet qe ndodhnin brenda partise se tij. Kryeministri foli edhe per zhvillimet e fundit qe ka deklaruar opozita. Sipas Berishes perfaqesuesit e opozites mund te vijojne te protestojne perseri nderkohe qe ka injoruar paralajmerimet. Une kam respekt te plote per te gjitha vendimet e opozites. Ju garantoj se ky eshte nje vend i shtetit ligjor dhe kete e kam garantuar. Ata qendruan 19 dite para zyres sime. Une isha i pergatitur te qendronin edhe dy vjet para zyres sime po te deshironin theksoi Berisha duke shtuar se ai do ti respektonte protestat e tyre. Respekti im eshte i palekundur. Nje vend tjeter i madh i spastroi me ane te Permbarimit dhe policise dhe ju e dini shume mire kete gje siguroi Berisha. Sipas kreut te qeverise kabineti i tij dhe strukturat e tjera qeveritare ishin te angazhuara aktualisht ne punen per liberalizimin e vizave. Axhenda ime jane vizat. Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane pasur ne shekuj. Kjo eshte axhenda ime theksoi Berisha. Madje Berisha theksoi se ishte kenaqur qe kryetari i PS-se kaloi permes tunelit te Kalimashit. Ajo cka une shpreh kenaqesine eshte qe zoti Rama dje nga Kukesi u kthye neper rrugen e kombit. Uroj qe ti kete kerkuar falje tunelit theksoi Berisha per turin elektoral qe ka ndermarre Edi Rama. Keto deklarata kreu i qeverise i beri pasi mori pjese ne Panairin e Agrobiznesit 2010 te organizuar me mbeshtetjen e Ministrise se Bujqesise qellimi i te cilit eshte nxitja dhe promovimi i biznesit vendas. Kreu i qeverise i cili shoqerohej nga ministri i Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Genc Ruli si dhe nga drejtues dhe organizues te panairit vizitoi pavijonet me prodhimet e ekspozuara ku u ndal e bisedoi me fermere e prodhues vendas. Berisha u interesua per ecurine e bizneseve te tyre dhe i garantoi ata se qeveria do te mbeshtese cdo projekt ne favor te permiresimit te kushteve per fermeret shqiptare. Ne kete kuader Berisha theksoi se ky vit ka qene nder me te mbaret ne te gjithe historine e vendit sa i perket zhvillimit te bujqesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›