E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaret e LSI u ankohen perfaqesuesve Jemi pa pune

Anetare te Levizjes Socialiste per Integrim kane shprehur pakenqesi ndaj punes se bere nga perfaqesuesit e tyre ne Komunen Portez te rrethit te Fierit. Gjate nje takimi elektoral. njeri prej tyre Fatmir Elmazi me profesion mesues i eshte drejtuar prefektit te Fierit Bujar Hasa njekohesisht edhe drejtuesi i shtabit elektoral i LSI-se per Qarkun e Fierit se anetaret e kesaj force nuk jane perkrahur per gjetjen e nje vendi pune edhe pse sipas tij ishte premtuar ne zgjedhjet parlamentare te qershorit te vitit 2009. Sipas tij kane ardhur dhe kane filluar pune ne shkollat e kesaj komune njerez jo nga zona e Portezes por nga fshatra te tjera si Petova apo Libofsha apo nga vende te tjera. Keta kane ardhur vazhdoi me tej Elmazi me rekomandimin se eshte kushurira e deputetit apo se eshte miku i filanit.

Po ne ketu zoterinje qe i kemi dhene kesaj force politike pse nuk eshte kujtuar dikush ku dihet se ne i kemi dhene ketij deputeti apo kryetarit te komunes. Si duhet te zgjidhet kjo pune- eshte drejtuar mesuesi perfaqesuesve te LSI-se.

Jam ankuar edhe te drejtuesit e LSI ka vazhdur diskutimin e tij Elmazi duke i treguar edhe hallin tim. Me eshte thene se kete e ka PD dhe nuk merret LSI.

Nderkohe prefekti i Fierit eshte shprehur se keto jane pune te drejtorise qe i merr keta mesues duke i konkuruar sipas ligjit por ka ende probleme ku ne vazhdimesi jemi munduar qe te gjithe sebashku me drejtuesit e institucioneve per ti dhene nje zgjidhe sa me te mire problemeve tuaja ne raport me kontributet qe ka gjithe secili. Sa i perket arsimit ajo ka nje konkurim dhe jane strukturat e Drejtorise Arsimore ato qe vendosin kriteret se kush eshte i afte ka thene prefekti Bujar Hasa



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›