E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kunder narkotikeve Burgaj Ndeshkime edhe per policine

SHKODER- Zero tolerance ndaj cdo punonjesi policie sektori komisariati e drejtorie policie qe ne kete faze nuk do te arrije rezultatet e pritshme ne luften kunder kultivimit te bimeve narkotike duke synuar parandalimin e mbjelljes se saj . Keshtu eshte shprehur drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ne Konferencen Rajonale te Luftes Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike e zhvilluar te henen ne Shkoder. Me tone te ashpra Burgaj ka kerkuar para se gjithash nga strukturat e policise qe se bashku me pushtetin vendor dhe aktore te tjere te punojne ne cdo fshat e cdo shtepi per te bindur njerezit te mos e mbjellin kanabis sativen.

Jane kryer 82 fluturime ajore sepse ndoshta vitet e meparshme kemi genjyer vehten duke nisur forcat 5-6 ore ne kembe dhe objektivit nuk ja kemi arritur. Jo vetem monitorimi me helikopter por jemi ne perfundim te procesit te nenshkrimit te kontrates per satelitin i cili ne pjese te vecanta u perdor dhe vitin e kaluar ndersa tani do mbuloje gjithe Shqiperine. Ndryshe nga nje vit me pare kete vit ne qender do jete parandalimi. Per cdo te arrestuar per kultivim bimesh narkotike pervec denimit qe do i jepet nga gjykata do te kete nje analize te hollesishme per ate punonjes policie qe nuk ka marre masat e nevojshme per parandalimin e mbjelljes se bimes narkotike si ka ardhur ajo nga mbjellja deri ne prerje apo asgjesim- u shpreh Burgaj



Me tej ai shpjegoi se do te analizohen personat pergjegjes perfshire dhe ata te pushtetit vendor. Sipas tij me mire parandalim sesa denim

Drejtori i ICITAP ne Shqiperi Geri Bollard ka theksuar se bashkepunimi me komunitetin eshte sekreti i suksesit ne punen e policise pasi komuniteti eshte aktori kryesor. Ndersa per kryetarin e Keshillit te Qarkut Gjovalin Kolombi kultivimi i bimeve narkotike lidhet me mungesen e nje zhvillimi te plote te Qarkut te Shkodres qe eshte nje nder qarqet me te varfer ne vend .

Ne fjalen e tij kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare ne Shkoder Andri Imeri ka theksuar se pervec arritjeve verehen mangesi qe lidhen me bashkepunimin e policise se shtetit ne zhvillimin e gjykimeve penale.

Sipas tij keto mangesi lidhen me faktin se policia e shtetit nuk varet efektivisht nga gjykata dhe kjo eshte e pavarur.

Nderkohe zevendesministri i brendshem Avenir Peka ka permendur ligjet e miratuara ne luften kunder trafiqeve si ai i antimafias apo moratoriumi i skafeve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›