Anëtarët e PS-së votojnë për delegatët në Kongres

Kreu i PS-së duke votuar për zgjedhjen e delegatëve në Kongresit
Partia Socialiste ka mbajtur sot zgjedhjet për delegatët e kongresit. Rreth 80 mijë anëtarët e PS-së kanë votuar në 384 njësi përfshirë edhe jashtë vendit si në Itali dhe Greqi. Nga procesi i votimit do të përzgjidhen rreth 880 delegatë të kongresit nga 1500 që janë gjithsej.
Numri i delegatëve përcaktohet në bazë të numrit të anëtarësisë së partisë në rang bashkie apo komune, regjistruar deri më 30 qershor 2011. Dhe në bazë të kësaj, në të gjitha degët brenda vendit do të zgjidhet 1 delegat për 100 anëtarë partie.
Kongresi i ardhshëm i PS-së është parashikuar të mblidhet me 5 nëntor nga ku do të zgjidhen anëtarët e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Kreu i PS-së Edi Rama votoi pranë njësisë bashkiake numër dy. Rama vlerësoi forcimin e traditës për barazinë gjinore në PS. Në rregullat e përcaktuara femrat do të përfaqësohen me 30% në kongresin e PS-së.
Përshëndes të gjithë anëtaret dhe të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, që sot ashtu si dhe një pjesë në emigracion po votojnë për konstituimin e Kongresit të ri të Partisë Socialiste. Jam shumë i kënaqur nga të dhënat që kemi deri tani për pjesëmarrjen. Ashtu sikundër jam shumë i kënaqur për konsolidimin e një tradite të promovimit të barazisë gjinore në forumet e Partisë Socialiste të Shqipërisë, u shpreh Rama.
Ndërsa në tuiter kreu i PS-së ka shkruar Teksa PS voton demokratikisht Kongresin, një fjalë për ata që thonë ska liri në PS: Kush sdi çtë bëjë me lirinë, ankohet nga mungesa e saj.