E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder 1800 anetare votojne per delegatet e Kongresit te PS-se

Në partinë Socialiste të Shkodrës zhvillohen zgjedhjet për përzgjedhjen e 18 delegatëve të cilët do përfaqësohen në Kongresin e 5 Nëntorit.

Janë 1800 anëtar të cilët do marrin pjesë në votim për të bërë përzgjedhjen e kandidatëve.

Kryetari i Komisionin Zgjedhor Gjin Brigja shprehet se procesi po vijon normalisht dhe pjesëmarrja deri në këto momente është e kënaqshme.

Një ditë më parë ka qenë Jetmir Shpuza Sekretar i PS-së për Qytetin e Shkodrës i cili ka kontestuar zgjedhjet e delegatëve të ditës së sotme në qytet, duke vënë theksin se po shkelet parimi 1 anëtarë 1 votë, dhe se nuk respektohet statuti i partisë.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›