Anetaret e rinj Kristo Gjykata Kushtetuese funksionon normalisht

Gjykata Kushtetuese funksionon normalisht pavaresisht ketij momenti te vecante. Keshtu ka deklaruar kreu i saj Vladimir Kristo duke komentuar debatet e fundit lidhur me zgjedhjen e anetareve te ri nje ketij institucioni. Deklarata e Kristos u be gjate nje takimi qe zhvilloi me kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baroneshes Helene Hayman. Kryetari perfitoi nga rasti per te shprehur edhe nje here se pavaresisht ketij momenti te vecante veprimtaria e Gjykates Kushtetuese vijon normalisht ne pritje te perfundimit te procesit te rinovimit - ka pohuar kreu i Kushtetueses. Lidhur me riperteritjen e perberjes te kesaj gjykate dhe zgjedhjen e anetareve te rinj ai ka theksuar nevojen per prurjen e juristeve me integritet te larte moral dhe profesional gje qe do te kishte nje ndikim shume pozitiv per vazhdimesine dhe konsolidimin e metejshem te jurisprudences dhe imazhit te ketij institucioni si brenda ashtu edhe jashte vendit. Nga ana e saj Baronesha Helene Hyaman vuri ne dukje se ne themel te veprimtarise se cdo institucioni kushtetues e vecanerisht te Gjykates Kushtetuese qendron pavaresia e tij e cila para se gjithash garantohet dhe forcohet nepermjet nje procesi transparent dhe te pavarur per zgjedhjen e anetareve te tij. shte shume e rendesishme - theksoi Baronesha Hayman - te krijohet nje kulture e qendrueshme institucionale e cila jo vetem qe do ti ndihmonte se tepermi gjyqtaret ne punen e tyre dhe ngritjen e kapacitetit profesional por do te evitonte ne nje shkalle te gjere edhe prirjet per te dale jashte ketij konteksti kulturor. Ne kete takim ishin te pranishem edhe ambasadoret e Jashtezakonshem dhe Fuqiplote ne vendet respektive Sh.T.Znj. Fiona McIlwam dhe Sh.T.Z. Zef Mazi.