OKB Haxhinasto-Rosen Levizje me karta identiteti

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto eshte takuar ne Nju Jork me homologun malazez Milan Rosen. Gjate takimit dy homologet diskutuan lidhur me marredheniet midis dy vendeve ne kuadrin dypalesh e ne ate te bashkepunimit rajonal e te organizatave nderkombetare. Gjithashtu dy diplomatet rane dakord per te cuar perpara projekte te perbashketa si dhe te dyja vendet te punojne per levizjen me karta identiteti te qytetareve te te dyja vendeve. Nga ana e tij ministri i Jashtem malazez Rosen i shprehu mirenjohjen homologut te tij shqiptar Haxhinasto per mbeshtetjen qe i ka dhene vendi yne Malit te Zi. Nga ana tjeter Shqiperia dhe Gjeorgjia do te nisin brenda ketij viti konsultimet per dialogun politik bashkepunimin ekonomik dhe per ceshtjet e sigurise. Ne kete mendje kane rene dakord dy ministrat e Puneve te Jashtme te vendeve perkatese Edmond Haxhinasto dhe Grigol Vashadze gjate takimit te tyre ne Nju Jork ne kuader te punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.