E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi ILDKP Pasuria e Rames zbardhet ne tetor

Llalla Amendime ne ligj per verifikimin e bashkejetuesit. 6 muaj hetim pasurive te 190 zyrtareve te zgjedhur me short.

Ne tetor zbardhet pasuria e plote e kryetarit te Partise Socialiste njekohesisht kryebashkiakut Edi Rama. Konfirmimi eshte bere nga kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla. Rama eshte mes 190 zyrtareve te tjere te larte te zgjedhur qe nga prilli i ketij viti per nje kontroll te plote te pasurise se tij. Fundi i ketij hetimi do te tregoje vertetesine e deklarates se kryesocialistit i cili ne deklarimin e tij te pasurise ka shkruar se nuk ka shtepi. Gjate hetimeve qe po behen Llalla tha se ka dale dhe nje tjeter problem hetimi i pasurise dhe per bashkejetuesit cka nuk eshte ne ligjin aktual. Ai shtoi se do te behet mendimi i ligjit per te bere keto ndryshime.

Deklarata

Pas pak ditesh do te vertetohet sa e sakte eshte deklarata e pasurise e bere nga kryesocialisti Rama. Kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla ka pohuar dje se ne tetor perfundon hetimi i plote i nisur ne prill te ketij vit. Ne baze te deklarimit te pasurise se kreut te bashkise Rama te bere vitin qe shkoi nuk jane te shumta pasurite per tu hetuar. Sipas deklarates qe Rama ka depozituar ne vitin 2009 mund te thuhet se kryetari i Bashkise se Tiranes hyn ne listen e borxhlinjve. Ne deklaraten e pasurise se tij percaktohet se Rama kishte nje detyrim per shlyerje kredie ne vleren prej 1.207.859 lekesh ne total te pakten deri ne mes te vitit te kaluar. Nderkohe qe pavaresisht kesaj ai siguron nje shifer vjetore te ardhurash nga paga si kryetar bashkie ne vleren prej 1.850.807 lekesh shume kjo qe i ka mundesuar kreut te opozites qe te shtoje llogarine e tij bankare me vleren prej 40.938 lekesh dhe nje shume prej 2937 eurosh. Ne listen prej 190 zyrtaresh te cilet u perzgjodhen me short ne muajin prill per tu hetuar te paret ishin edhe deputetet socialiste si Olta Xhacka Damian Gjinkuri Eduart Shalsi Tom Doshi apo Mimi Kodheli. Nderkohe qe nga mazhoranca do te hetohet pasuria e Gazmend Oketes Flamur Nokes si dhe Nasip Nacos. Listes se gjate te zyrtareve qe do te kalojne nen hetim i eshte shtuar pak dite me pare dhe ajo e 50 zyrtareve qe sipas ligjit kontrollohen nje here ne dy vjet. Ne te bie ne sy Presidenti Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ministrat e zevendesministrat por dhe gjyqtaret e Gjykates se Larte Apelit dhe anetaret e KLD-se.

Amendimi i ligjit

Hetimet e koheve te fundit nga ILDKP-ja kane nxjerre ne plan te pare disa mangesi ne ligj si pamundesia e ketij institucioni per te hetuar pasurine e partnerit. Ligji aktual nuk e parashikon kete gje prandaj Llalla ka deklaruar se do te kerkoje amendime ne ligj ashtu sic pohoi pak kohe me pare edhe Kryeministri Sali Berisha. Kemi kerkuar amendimin e ligjit te kontrollit te pasurive dhe atij te konfliktit te interesit per shkak se ne ligjin e kontrollit te pasurive nuk eshte shkelje lenia e pasurise tek nje partner p.sh. tek bashkejetuesi ndersa tek konflikti i interesit qe eshte nje ligj tjeter eshte nje shkelje. Ndaj dhe ne kerkojme amendimin e ketij ligji per shkak te precedenteve qe kemi hasur por edhe per te na lehtesuar punen - tha Llalla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›