E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese betohen para Presidentit të Republikës.

25 maj 2010

Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, zonja Altina Xhoxhaj dhe zoti Bashkim Dedja bënë sot betimin para Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Në ceremoninë zyrtare të rastit ishin të pranishëm Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo dhe anëtarët e tjerë të kësaj Gjykate.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, me dorën mbi Kushtetutë anëtarët e rinj bënë betimin para Kryetarit të Shtetit, i cili nga ana e tij i dorëzoi dekretin e emërimit dhe u uroi suksese në përmbushjen e misionit të tyre në këtë funksion të lartë e me përgjegjësi në sistemin e drejtësisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›