Presidenti Topi pret Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Turqisë, Yucel Kanpolat.

25 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një takim të përzemërt me Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Turqisë, Prof. Yucel Kanpolat. Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan Sevilir Asan dhe Kryetari i Akdemisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof. Gudar Beqiraj.
Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira vëllazërore mes dy vendeve dhe popujve tanë, e njohu shkurtimisht Prof. Kanpolat me përpjekjet dhe arritjet e shkencës shqiptare e të përfaqësuesve të saj në të gjitha fushat, veçanërisht me ecurinë e institucionit të rëndësishëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.
Duke nënvizuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe projekteve të ndërsjellta në përgatitjen e kualifikuar shkencore dhe të kërkimit shkencor ndërmjet Akademive tona dhe përfaqësuesve të saj, Kreu i shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e tij dhe të Institucionit të Presidentit për studimin dhe kërkimin shkencor, por dhe për të gjithë botën akademike.
Në këtë kuadër, Presidenti Topi u ndal në nevojën për të përfituar nga përvoja e shkëlqyer turke sidomos në fushën e mjekësisë, fushë në të cilën dhe vetë Kryetari i Akademisë së Shkencave të Turqisë, Prof. Kanpolat, ka dhënë kontribut me studimin dhe botimin e mjaft librave, kryesisht mbi neurologjinë kirurgjikale dhe neurokirurgjinë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Turqisë, (TÜBA), Yucel Kanpolat, nga ana e tij, pasi e falënderoi përzemërisht Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë e miqësore, e njohu me ecurinë e kërkimit studimor shkencor turk në përgjithësi dhe me veprimtarinë e vet shkencore dhe akademike në veçanti, ku përfshihet bashkëpunimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe hapja e universiteteve të reja sa më cilësore. Duke vënë në dukje edhe punën e mirë të strukturave shtetërore shqiptare në këtë drejtim, Prof. Kanpolat shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për të ndihmuar kërkimin shkencor shqiptar duke ofruar përvojën turke të kërkimit dhe studimeve shkencore, si dhe dhe rritjen e cilësisë, kapaciteteve dhe kualifikimit profesional.