E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PS kerkon pushtet duke nxire reformat e qeverise

Investimi 1 miliard leke Berisha peruron spitalin e Kavajes

Kryeministri Sali Berisha kritikoi dje politikat e mbrapshta te opozites se kryesuar nga Edi Rama e cila kerkon pushtet duke nxire realitetin shqiptar ate te kryerjes se reformave integruese per vendin. Nje dite pas vendimit te dhene nga Komisioni i Jashtem Europarlamentar per liberalizimin e vizave me Shqiperine z. Berisha deklaroi nga qyteti i Kavajes ku merrte pjese ne perurimin e spitalit te ri se vjeshta e ketij viti do te shenoje nje epoke te re sa i perket levizjes se lire ne vendet e unionit. Sipas tij nje enderr kjo e kahershme e shqiptareve per tu lidhur me prane me vendet e bllokut. Kreu i qeverise vuri ne dukje se vendimi pozitiv i marre nga eurodeputetet parlamentare te Strasburgut u be realitet pas permbushjes se reformave qe ka ndermarre vendi yne ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit dhe ne menyre te vecante ne pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporta biometrike. Kjo vjeshte do te jete vjeshta juaj e madhe vjeshta e dinjitetit dhe e lirive tuaja. Kete vjeshte qytetaret e Kavajes e te mbare Shqiperise do te levizin te lire pa viza ne mbare hapesiren evropiane. Kjo u be e mundur se qeveria cliroi Shqiperine nga bandat te cilat sundonin Tiranen Durresin dhe shume qytete e rrethe te Shqiperise. Kjo u be mundur se ju u pajiset me pasaportat me moderne ne Evrope. Kjo u be e mundur se ne nje hark kohor te shkurter u dixhitalizuan 14 mije regjistra te gjendjes civile dhe u krijua sistemi me modern i identifikimit te qytetareve. Kjo u be e mundur se me vendosmeri dhe me gersheren e ligjit u luftua korrupsioni cka solli dyfishimin e te ardhurave ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter ne Evrope. Kjo u be e mundur se sot vizitoret e qytetaret kalojne kufijte e Shqiperise me te njejtat kontrolle kontrollohen me te njejtat aparatura si edhe ne Itali France Slloveni apo Gjermani. Te gjitha keto reforma bene te mundur qe ju ne muajt e ardhshem te levizni te lire pa viza ne mbare Evropen - u shpreh z. Berisha. Por Kryeministri kritikoi qendrimin e se majtes e cila ne vend qe te behet pjese e reformave integruese te vendit ka vendosur te mohoje cdo arritje te qeverise. Per kete Berisha iu drejtuar qytetareve te Kavajes Ata te cilet duan te mohojne arritjet tuaja ata kane urrejtje per to sepse mendojne se keto arritje i largojne me kilometra nga pushteti. Dua tu them ketyre shokeve se e verteta eshte se qytetaret e Kavajes dhe te mbare Shqiperise jane mirenjohes dhe vleresojne arritjet e kesaj qeverie por mos mendoni kurre se duke mohuar cdo gje do te mund ti afroheni pushteti. Perkundrazi shoke apo zoterinj pushteti do te shnderrohet per ju ne nje horizont qe nuk do ta arrini kurre. Prandaj hiqni syzet e vjetra dhe shihni realiteti e ri nje realitet qe ndertohet me mund e djerse me ndershmeri e dinjitet nje realitet qe krijon nje Kavaje tjeter qe krijon nje Shqiperi tjeter. Duke e vene theksin ne menyre te vecante tek investimet publike qe sikunder tha Kryeministri jane dhe per kete vit prioritet i qeverise shqiptare kryeministri e cilesoi spitalin e ri te qytetit te Kavajes nje veper madhore qe do te ofroje nje sherbim tejet cilesor ne shendetesi. Investimi bashkekohor eshte realizuar fale nje bashkepunimi mes qeverise shqiptare dhe Bankes Islamike per zhvillim dhe kap nje vlere prej 1 miliard lekesh. Per shefin e qeverise ky nuk eshte i vetmi investim i ekzekutivit per banoret e ketij qyteti pasi sipas kryeministrit brenda nje kohe te shkurter pritet te perfundoje dhe ujesjellesi i Kavajes.

Spitali i ri eshte nje tjeter veper madhore qe inaugurojme pasi i pergjigjet plotesisht fytyres se re te Kavajes nje nga epiqendrat e turizmit ne vend. Shume shpejt ky rreth do te kete ujesjellesin e tij ndersa nje projekt madheshtor do te lidhe shume shpejt Kavajen me detin rruget te cilat po ndertohen e deshmojne kete - u shpreh z. Berisha. Nga qyteti i Kavajes ku shoqerohej dhe nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili shefi i qeverise u ndal dhe tek rritja ekonomike qe shenoi vendi yne kete vit. Ai e vuri theksin ne menyre te vecante tek rritja e eksporteve pagave e pensioneve si dhe investimeve publike. Duke hedhur poshte deklaratat e opozites per krize ekonomike Kryeministri Berisha tha se ekzistenca dhe realizimi i ketyre projekteve jane deshmi e dinamizmit te ekonomise shqiptare. Per Kryeministrin Berisha investimet e qeverise per kete qytet do te perqendrohen dhe ne fushen e turizmit duke e kthyer kete zone ne nje nga pikat me te frekuentuara per pushuesit vendas e te huaj. Bujqesia mbetet nje tjeter prioritet per kete qytet qe sikunder tha dhe kryeministri Berisha eshte nga vendet me te fuqishme te prodhimit bujqesor. Krahas kesaj perpjekjeje te madhe te perbashket per te ndryshuar kete vend te ndertojme rruge te reja spitale e shkolla te reja ujesjelles e kanalizime te reja te bejme cdo gje per te rritur rrogat e pensionet ndryshime keto qe te marra se bashku bejne qe Kavaja e Shqiperia te klasifikohet ne vendin e 57-a ne bote si vendi dhe qyteti ku jetohet me mire ekziston edhe propaganda e nihilizmit mohimit nxirjes e zhgenjimit - theksoi z. Berisha.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›