Anetari i KLD Cefa fiton me 71 vota reagon Ruci

Mënyra e votimit të anëtarit të KLD-së në seancën parlamentare të së
enjtes, duket se do ta fusë sërish në ngërç politikën shqiptare për nga
menyra se si u zhvillua dhe polemikat që po e shoqerojne dhe ku priten
reagime të ashpra nga ana e opozitës.
Ndryshe nga sa mendohej dhe nga sa ishte deklaruar edhe nga kreu i mazhorances, qe votimi do te ishte nje gare, ai u mbyll me grindje dhe polemika.
Mazhoranca ia arriti të zgjedhë Elis Çefën si përfaqësues të Parlamentit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, edhe pse mori vetem 71 vota. Në një seancë, ku si rrallë ndonjëherë merrnin pjesë të tërë deputetët e Kuvendit me përjashtim të Rudina Seserit që ka dhënë dorëheqjen, Kanosja e parë që më është bërë mua dhe deputetëve te PS nga Berisha ishte `ti, ju e keni provuar më 21 janar1
Gramoz Ruci
mazhoranca, e cila numëron 74 deputetë, mundi të sigurojë 71 vota, duke numeruar te humbura te pakten tre vota.
Votimi, i cili normalisht për emërtime të tilla është i fshehtë, shkaktoi momente debati në sallë mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë ndërprerjes së seancës, kur sekretariati i votimit duhet të përgatiste kutitë për një votim manual, mazhoranca kërkoi që fletët të firmosen nga të tre anëtarët e sekretariatit, në momentin që deputetët paraqiteshin për të tërhequr fletët e votimit.
Opozita, duke iu ndruajtur firmosjes në mënyra të ndryshme që mund të identifikonin votën e deputetëve të ndryshëm, e kundërshtoi firmosjen në momentin e tërheqjes së fletëve nga deputetët dhe kërkuan ose vulosjen e fletëve, ose firmosjen e të tëra fletëve përpara fillimit të votimit. Firmosja sic kerkonte mazhoranca kishte per qellim te intimidonte deputete te vecante brenda saj, te cilet nuk ishin te sigurte nese do te votonin kandidatin eshumices.
Në mungesë të konsensusi, kryetarja e Kuvendit e hodhi votimin në mënyrë elektronike mes protestave te ashpra te deputeteve te opozites në sallë. Pas votimit elektronik, kandidati i mazhorancës mori 71 vota. Deputetet e opozites kane kundershtuar ashper kete votim, te cilin e cilesojne te parregullt, pasi sipas tyre, ne votim duhej te ishte hedhur i pari Ardian Visha si kandidature e minorances.
Menjehere pas ketij sherri ne Kuvend, Partia Socialiste ka thirrur urgjent një mbledhje të grupit parlamentar socialist, qe po analizon te gjitha menyrat e reagimit politik ndaj kesaj ngjarjeje, qe opozita e konsideron shume te rende dhe si cenim te parlamentarizmit.
Ruçi: Berisha s'mund të vidhte votat tona
Kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi reagon për mediat pas seancën plenare ku u votua mes debatesh të ashpra anëtari i ri i KLD-së.
"Kishim rënë dakord me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli për votim të fshehtë, sepse kur ka garë votimi bëhet i tillë.Por maxhoranca kërkoi që veç vulës, fleta e votimit të kishte edhe firmat e anëtarëve të komisionit që merret me procedurat e votimit. Kështu ata kërkuan që fleta e votimit të firmosej në momentin që tërhiqej nga çdo deputet. Ne nuk mund të lejonim identifikimin e fletëve të votimit. Këtu lindi konflikti dhe u bllokua votimi", tha Ruçi.
Duke shpjeguar në mënyrë kronologjike se çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit para gazetarëve, Ruçi u shpreh se në momentin që pati këtë bllokim, ishte kryeministri Sali Berisha, i cili tentoi të votonte me flete votimi të firmosur nga anëtarët e komisionit që merret me procedurat e votimit.
"Unë ndërhyra për të mos lejuar këtë mënyrë votimi. Berisha vërtetë ka vjedhur votat e shqiptarëve, por grupi ynë parlamentar, nuk mund ta lejonte që të vidhte edhe votat tona në sallën e Kuvendit", tha Ruçi.
Sipas tij, në momentin kur Berisha e pa se nuk mund të vazhdonte të realizonte qëllimin e tij, i dha urdhër kryetares së Parlamentit që të votohej në mënyrë elektronike.
I pyetur se çfarë i kishte komunikuar Berisha, Ruçit dhe anëtarëve të tjerë të opozitës, gjë që dëgjohet edhe në videon e realizuar brenda sallës së kuvendit, Ruci për gazetarët tha: Kanosja e parë që më është bërë mua, deputetëve nga Berisha ishte 'Ti, ju e keni provuar më 21 janar'.
Topalli: PS tentoi të bllokonte procedurat
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në një deklaratë pas seancës ku u zgjodh mes debatesh të ashpra anëtari i ri i KLD-së, tha se një grup deputetësh opozitarë u përpoqën që të bllokonin procedurat e votimit.
"Votimi i fshehtë administrohet nga sekretariati, i cili ka fuqi të plotë. Sekretariati vulos dhe firmos fletët e votimit para se t'i dorëzohen çdo deputeti", shprehet në deklaratën e saj Topalli.
Kryeparlamentarja theksoi se grupi i opozitës kërkoi të ndryshoheshin procedurat e punës së sekretariatit, ndërsa akuzon kryetarin e grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi se ka rrëmbyer fletët e voptimit për të mos lejuar votimin me kuti. "Nga bllokimi i PS, Parlamenti procedoi votimin e fshehtë me elektronikë", thuhet në reagim.