E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri per Xhelal Staravecken

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, që përkon edhe me lindjen e Xhelal Staraveckës është promovuar në Akademinë e Shkencave, libri me kujtime të një prej figurave më interesante të historisë, Xhelal Staraveckën. Libri është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë: Pavarësia dhe regjimi i Zogut, që përfshin vitet 1912-1939; pjesa e dytë: Lufta e Dytë Botërore, 1939-1944; pjesa e tretë: Ekzili, 1945-1966. Në fund, si një shtojcë përfshihet polemika e autorit me dy libra për historinë e Shqipërisë, të botuara asokohe në Perëndim. Në prezantimin e librit morën pjesë historianë, studiues dhe njerëz teë letrave shqipe, të cilët vlerësuan figurën e tij.
Libri i Xhelal Staraveckës “Përpara gjyqit të historisë” është një libër tronditës. Të vërtetat dhe dëshmitë që autori ka shenjuar janë të jashtëzakonshme, sa dhe historia e jetës së tij. Eshtë një libër i shkruar pa mëshirë ndaj komplekseve dhe mbrapshtive shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›