Arkivi i Filmit perkujton aktorin Agim Shuke
Në kinemanë e Arkivit të Filmit është përkujtuar Artisti i Merituar Agim Shuke në kuadër të 70 vjetorit të lindjes së tij dhe 20 vite të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike dhe të parakohshme. Agim Shuke përbën një rast të rrallë në botën e artit, kur një artist bie viktimë e krimit, e një dore që edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar. Ai është artisti që do të kujtohet brez pas brezi për rolet e tij të spikatura në kinematografi. Drejtoresha e Arkivit të Filmit Elvira Diamanti kujton bashkëpunimin me të në komedinë “Shi në plazh”.
Agim Shuke u lind në 8 prill 1942 në Kuçovë, në një familje të thjeshtë punëtore. Babai i Agimit ishte i lidhur me kinemanë e Kuçovës, ku deri sa vdiq (në moshën 50 vjeçare), punoi aty si teknik. Ndoshta kjo punë e babait e lidhi Agimin me kinemanë dhe filmin njëkohësisht, të cilën e ushqeu si ëndërr që në fëmijëri dhe e realizoi më vonë për t'iu përkushtuar atij përfundimisht. Ne karrierën e tij artistike i ka dhënë jetë një numër të madh rolesh.