Anetari i KLD, Visha dheCefa perballen ne Kuvend
Të tjera rreth shkrimit Bello: Votimi, sot ka surpriza 'Seseri' zgjidhja sot ne seance
TIRANE-Parlamenti i Shqipërisë do të votojë sot kandidatin potencial për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ardian Visha, ish-prokuror dhe ish-avokati i Mediut do të jetë përballë Elvis Çefës, Drejtori i Agjensisë, Kompesiomit dhe Kthimit të Pronave. Gazeta 'Shqiptarja.com' shkruan sot se Ardian Visha ka më shumë shanse për të fituar postin e anëtarit të KLD. Megjithëse kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka kërkuar demokratëve të vihen në rresht me votën “pro” Çefës, pritet që fshehtësia e votës në kuti të mos jetë e barabartë me numrin e deputetëve të PD. Përveç rrjedhjes së votës nga PD, pritet që koalicioni të jetë i dyzuar kur të vijë puna per votim ne dhomen e fshehtë. Lëvizja Socialiste për Integrim, do të vendosë sot në mëngjes së për kë do të shkojë vota “pro” dhe ‘kundër”. Fatmir Mediu, si për qokë do ti japë votën “pro” Vishës. Nuk dihet nëse PDIU do të rreshtohet në krah të Partisë Socialiste. Shumë shanse ka që Ardian Visha të jetë fituesi i garës, mëgjithatë nuk perjashtohen edhe suprizat.
(jd/shqiptarja.com)
(jd/shqiptarja.com)