Halimi rrogë deri në shtatorIlir Beqja: Të dorëhiqet
Të tjera rreth shkrimit Ministri: Nuk morra 2 rroga VIDEO- Intervista, Halimi: Largohem nëse provohet SONDAZH - Gjykoni se ministri duhet të japë dorëheqjen?- VOTO Halimi deputet, u pagua edhe si Avokat i Shtetit
TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com vazhdon sot me publikimin e dokumenteve të cilat vërtetojnë se ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është paguar nga institucioni i Avokatit të Shtetit, njëkohësisht nga ai i Kuvendit. Në bazë të dokumentave zyrtate rezulton se në vitin 2009 Halimi ka punuar si Avokat i Shtetit shqiptar, disa muaj pasi kandidoi dhe fitoi si deputet i ardhshëm i Kuvendit.
Gazeta boton sot ekskluzivisht deklaratën e pasurisë së Eduard Halimit ku ai ka përfshirë katër ditët e muajit shtator në listëpagesën e Avokaturës së Shtetit por dhe deputetit.
Sipas sekretarit të Partisë Socialiste për Programin Ilir Beqja, pagesa që i është bërë ish-avokatit të shtetit Eduard Halimi ditët e para të shtatorit është evidente, pasi për këtë ka fakte. Tendenca për të mbrojtur shefin e Drejtësisë, sipas tij, është një përpjekje e kotë, pasi, në rast se pranohet logjika e mbrojtjes së tij, atëhere bie poshtë gjithë arsyetimi, që bëri më parë Gjykata Kushtetuese, kur vendosi që ai, ish- deputeti Ilir Beqja kishte papajtueshmëri me detyrën e deputetit.
"Gjykata Kushtetuese e intepretoi më parë Kushtetutën, duke thënë se papajtueshmëria e dypunësimit të deputetit lind me marrjen e mandatit dhe jo me ushtrimin e tij"- thotë Beqja në intervistën e botuar sot në gazetën Shqiptarja.com, ndërsa i kërkon Eduard Halimit "të dorëhiqet"
Sot gazeta boton dhe pikat mbi të cilat Kushtetuesja mbështeti vendimin për heqjen e mandatit të deputetit Beqja, për të cilin filloi më 1 gusht e jo më 8 shtator si ai i Halimit.
Dje ministri i drejtësisë Eduard Halimi deklaron se nuk ka marrë asnjë rrogë të dyfishtë nga shtetit, në vitin 2009 kur në bazë të dokumentave zyrtare rezulton se ai ka punuar si Avokat i Shtetit shqiptar, disa muaj pasi kandidoi dhe fitoi si deputet i ardhshëm i Kuvendit.
(sg/shqiptarja.com)