E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat elektronikë, qeveria e SHBA padit Apple

Qeveria amerikane ka ngritur padi kundër kompanisë Apple dhe disa botuesve të mëdhenj të librave në SHBA, nën dyshimin se kompanitë në marrëveshje të fshehtë kanë rregulluar çmimin e librave elektronike në dyqanet dixhitale të Apple-it(iTunes).

Prokurori i Përgjithshëm Erik Holder tha se ky veprim iu ka kushtuar klientëve miliona dollarë.

Njoftimi perkon me një deklaratë të Bashkimit Evropian se Apple dhe katër kompani të mëdha botuese janë gati që të zgjidhin një rast tjetër të konkurrencës me BE-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›