E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtari i KQZ, Panariti: Po cënohen zgjedhjet, Madhi: Institucioni partiak

TIRANË- Të ftuar në emisonin “360 Gradë” me temë “Filloi lufta elektorale” ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti dhe Nënkryetari i Partisë Republikane Arjan Madhi komentuan zhvillimet më të fundit politike në vend. 

Ish- ministri i Jashtëm Edmond Panariti deklaroi se situatë e krijuar për shkak të kërkesës së mazhroancës për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së në LSI (Ilirjan Muho), po shkon drejt deligjitimit të procesit zgjedhor, teksa shtoi se po shkelet Kushtetuta.

“Ku u shprehet se situata po shkon drejt nxehjes, por është normale që në prag të zgjedhjes gjërat të shkojnë drejt nxehjes. Por, rasti që përmendet është më e rëndë. Është deligjitimi i një procesi. Kështu e shoh aktin që po zhvillohet ne Parlament, që ka të bëjë me cënimin e Kushtetuetshmërisë së një institucioni. Kemi të bëjmë me cenimin e funksionit të një institucioni të pavarur, ku përshkruhet fare qartë pritshmëria ndaj këtij institucioni”, theksoi Panariti. 

Sipas tij, nëse do të votohet në Kuvend shkarkimi i anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho do të cënohej procesi i zgjedhjeve.

“Shkarkimin e inicion KQZ për arsyet e përcaktuara qartë, me këtë u mor Komisioni i Ligjeve, kjo është shkelja e parë. Ky proces shpresoj të mos votohet të mos rëndohet më tej situata e procesit parazgjedhor, të mos cënohen standardet e zgjedhjeve. Fillimisht u fol për mungesë balance pastaj u gjetën shkaqe personale”, tha Vasili.

Nënkryetari i Partisë Republikane Arjan Madhi vlerësoi se mazhoranca nuk është tërhequr nga kërkesa e saj e parë, por sipas tij tashmë është shtuar edhe një pikë tjetër. Sipas Madhit, Kodi Zgjedhor nuk e parashikon situatën e largimit të një partie në një partie tjetër, sic ndodhi me largimin e LSI-së nga koalicioni me PD.

“Ju parashtruat se ka tërheqja të mazhorancës sa i takon shkaqeve primare, nuk ka dyzim po janë përdorur dy shkaqe, por nuk janë tërhequr nga shkaku i parë, që është baraspeshimi. Lidhur me opsionin e dytë unë do të thoja faktin se nuk mundet të analizohet nga ana jonë, pasi nëse ka ndodhur nuk mund të jetë mbrojtja e duhur. Shkaqet mund të përdoren dy ose më shumë se dy, por ne i përmbahet parimit mbi të cilin duhet të ndërtohet KQZ. Unë do korrektoj një fakt se nuk kemi të bëjmë me cështje të figurës, por me një pikë ku thuhet se kush ka kryer ndëshkim disiplinor, kjo në bazë të Kodit ndalohet. Sot është bërë shumë retorike sa i takon problemit a jemi në terrenin e duhur për paanshmërinë e institucionit. Sot është krijuar një situatë që nuk ka qenë prezence, pra lëvizja e një force politike nga një parti tek një tjetër. Kur ligji e shpreh në mënyrë të saktë nuk ka nevojë për interpretime”, theksoi Madhi, teksa shtoi se edhe pse është amenduar 20 herë kodi zgjedhor nuk ka arritur ti japë zgjidhje një fenomeni të tillë.

Analisti Lorenc Vangjeli, argumentoi se kryeministri Berisha duke e ditur se do të mbetet në minorancë, ndërtoi një ‘KQZ kështjellë’ për të fituar zgjedhje.

“Gjeni nenin që lejon largimin e anëtarit të KQZ. Berisha e di se është në minorancë dhe duke e ditur këtë realitet e ndërtoi KQZ si një kështjellë për të fituar luftën. Këtë instrument Kushtetues zoti Berisha ashtu sikundër e ka përdorur më parë donte ta përdorte”, tha Vangjeli. 

Analisti, Ylli Rakipi u shpreh se ashtu sic edhe kreu LSI-së Ilir Meta tha në foltoren e Kuvendit, Ilirjan Muho është liruar nga akuzat ndaj biseda ligjore nuk qendron më. Rakipi shtoi se në sistemin aktual problemi është numërimi i votave, që duhet ta menaxhonte Ministria e Brendshme.

“Meta shpjegoi një cështje të thjeshtë, që rrëzoi pretendimin e Jozefinës. Meta shpjegoi se në Gjykatën e Lartë, komisionari i LSI, është liruar nga akuza, ai është në të drejtën e vet, nuk është i fajshëm, ndaj bie ky tension. Unë them se biseda ligjore është gati e përfunduar, edhe parlamenti është futur në retorikë të thellë pasi nuk ka argumenta. Këto vota duhet ti numëroi Ministria e Brendshme, por kështu ka rënë dakord politik”, tha Rakipi. 

Nënkryetari i Partisë Republikane Arjan Madhi nënvizoi se zgjidhe e ‘ngërcit’ të krijuar për KQZ mund të jetë nisja e negociatave mes palëve

“Sa kohë ë palët nuk çasin pozicionet, mund të fillojë një proces negocimi, për të arritur me konsensus zgjidhje të pranuar. Nëse do fokusohemi në analizën politike unë i qëndroj bindjes që ka qenë një nisëm që është nisur për mua është një mangësi e ligjit dhe duhet të vendosi nj zgjidhje. Kushtetuta nuk është shprehur, por ajo thotë se KQZ është i përhershëm”, theksoi Madhi.

Ndërkohë Panariti, vlerësoi se rregullat e lojës nuk mund të ndyshohen pasi loja ka filluar. Sipas Panariti KQZ është institucion apolitik, dhe anëtarët e saj nuk kanë funksione partiake,

“KQZ është apolitik, krijohet në bazë e frymën e balancës gjatë zgjedhjes anëtarët propozohet nga partitë, por nuk kanë funkion partiak. Nuk ka të drejtë zoti Meta të ndërhyjë. Unë jam i mendimit që palët duhet të tërhiqen. Nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës kur loja ka filluar, ne minojmë procesin para dhe pas zgjedhor”, theksoi Panariti.

(e.m/ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›