E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, dy shpërthime në Boston, 3 të vdekur

BOSTON - Dy shpërthime në maratonën e Bostonit, SHBA.

Mediat amerikane raportojnë së shpërthimi ka shkaktuar tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Media raportojnë se ky numër mund të rritet në orët e ardhshme.
Lajmi është konfirmuar nga Boston Globe në Twitter po ashtu edhe nga policia vendase, pa specifikuar shkaqet e shpërthimit.

Po sipas mediave amerikane, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës, në zonën e Copley Square.

Raportohet për shumë trupa të shtrirë në ndërsa policia dhe ambulanca të shumta po transportojnë të lënduarit drejt spitaleve. 
(er.cu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›