Angazhimi i djemve dhe burrave ne eliminimin e dhunes kunder gruas

Dhenia fund e dhunes kunder gruas nuk eshte pune per nje dite apo edhe nje vit. Ajo kerkon perpjekje te perqendruara ne shume fronte ku qeverite organizatat joqeveritare dhe udheheqesit e qytetareve behen te gjithe bashke. Ceshte me e rendesishmja kerkon te mbeshtetemi ne grupin me te madh dhe me te natyrshem te aleateve te grave meshkujt.
Nje ne tri gra anembane botes perjeton dhunen me baze gjinore gjate jetes se saj. Ne disa vende kjo shifer shkon deri 70 per qind. Si kur ndodh pas dyersh te mbyllura si kur ndodh si taktike publike kanosjeje dhuna kunder gruas ka pasoja per te tere komunitetin ndash burrat dhe grate njesoj. Kur abuzohen grate mbyllen bizneset rrudhen te ardhurat familjet kane uri dhe femijet rriten duke brendesuar besime e sjellje qe thjesht mbajne gjalle ciklin e dhunes. Nje bashkesi qe eshte i pasigurt per grate eshte i pasigurt per cdonjerin. Nga ana tjeter mbrojtja dhe edukimi i vajzave kontribuon ne rritjen ekonomike dhe ndihmon vende te tera te kene begati.
Keshtu burrat e djemte kane interes ti japin fund dhunes kunder grave. Ata jane ne nje pozite unike per te ndihmuar qe kjo te arrihet. Ne shoqerite ku grate jane te menjanuara burrat mund te argumentojne per mosdhunen dhe barazine gjinore. Mund te sfidojne praktikat e demshme kulturore qe mundesojne diskriminimin gjinor. Shpesh them qe ka nevoje te fuqizojme grate sepse asnje vend nuk mund te siguroje perparim ekonomik nese le pas gjysmen e popullsise. Eumlshte po kaq e vertete qe asnje vend nuk mund ta ndale dhunen kunder grave nese gjysma e popullsise qendron menjane.
Nga cdo cep i botes ka histori qe tregojne se burrat dhe djemte mund te perfshihen dhe te ngrene zerin kunder dhunes me baze gjinore. Nje grup me qender ne Senegal Tostan ka rrokur pikerisht kete perqasje per te ndryshuar zakonin e rrezikshem te prerjes se gjenitaleve femerore. Kjo praktike teper e dhimbshme mund te shkaktoje hemorragji infeksione te rrise rreziqet gjate lindjes se femijeve shterpesi apo edhe vdekje. Tostan mesoi se braktisja e kesaj tradite shekullore duhej te ishte nje vendim kolektiv dhe i drejtuar nga komuniteti me pjesemarrjen e udheheqesve meshkuj. Per kete qellim organizuan nje diskutim per te gjithe fshatin ku burrat dhe djemte mund te degjonin nenat dhe motrat e tyre te pershkruanin dhimbjet dhe problemet shendetesore qe sillte kjo praktike. Ne fund fshati votoi per ti dhene fund zakonit.
Por historia nuk merr fund ketu. Udheheqesit meshkuj me pas udhetuan ne fshatra te tjere per te shpjeguar se sa e demshme eshte prerja e gjenitaleve femerore. Edhe ata fshatra votuan per ti dhene fund zakonit. Brenda dy vitesh qeveria e Senegalit miratoi nje ligj qe e bente praktiken te jashteligjshme dhe sot Tostan ka ndihmuar thuajse 5000 komunitete ne Senegal Guine Gambia Burkina Faso dhe Somali qe te vendosin ta braktisin ate tradite.
Ne Afganistan udheheqes qytetare dhe fetare meshkuj po ndihmojne ne rritjen e ndergjegjesimit dhe ndryshimin e qendrimeve te rrenjosura thelle mbi femrat. Shembulli i nje myftiu vendas ne Xhalalabad eshte vecanerisht godites. Per vite te tera iu kish mesuar pasuesve qe te drejtat e njeriut ishin nje imponim perendimor qe shkelte fene islame. Me pas ndoqi nje kurs trajnimi me 250 udheheqes te tjere vendore afgane duke u perqendruar te te drejtat e gruas familja femijet ne kontekstin e mesimeve islame. Diskutimet vinin ne pah perfitimet e barazise gjinore dhe rendesine e respektit e tolerances per diversitet ne fene islame. Sot ai myfti jo vetem ka ndryshuar ato qe besonte por shpesh flet edhe mbi ceshtje te te drejtave gjate sherbimeve te faljes se te premteve si dhe ne programin e tij radiofonik. Eumlshte shnderruar ne nje ze te fuqishem ne mbeshtetje te grave ne Afganistan.
Ne Departamentin e Shtetit te SHBA-se ne po ndermarrim veprime ne terren duke punuar me OJQ-te per te siguruar angazhimin e burrave per te parandaluar dhunen kunder grave duke promovuar shanset ekonomike dhe te sipermarrjes se grave si dhe duke trajnuar paqeruajtes mbi ndergjegjesimin per dhunen me baze gjinore dhe parandalimin e saj. Ne vende si Republika Demokratike e Kongos ku perdhunimet masive perdoren paciperisht dhe duke u perseritur si arme lufte po ndihmojme per tu siguruar qe si burrat ashtu edhe grate po punojne per te hetuar dhunen seksuale dhe per ti dhene perparesi mbrojtjes se grave dhe vajzave.
25 nentori eshte Dita Nderkombetare per Eliminimin e Dhunes Kunder Grave. Eumlshte nje dite per tiu riperkushtuar kauzes se ndryshimit te qendrimeve dhe dhenies fund te te gjitha formave te dhunes kunder grave. Ky vit shenon edhe 15-vjetorin e Konferences se Katert Boterore te OKB-se ne Pekin ku bota deklaroi lidhjen kritike midis te drejtave te gruas dhe te drejtave te njeriut si dhe 10-vjetori i Rezolutes 1325 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se mbi lidhjet midis gruas paqes dhe sigurise. Kjo perben nje kujtese te forte qe eliminimi i diskriminimit gjinor dhe dhunes kunder grave eshte nje lufte afatgjate dhe perkushtim qe duhet ta marrim persiper se bashku. Me burrat dhe grate duke punuar dore per dore mund ti japim fund epidemise se dhunes me baze gjinore duke filluar nga nje person dhe nga nje bashkesi cdo here.