E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Martini në premierën e filmit të Pattinson

TIRANE-Modelja e njohur shqiptare, Anxhela Martini ka qenë e pranishme në premierën e filmit të njohur, ‘Cosmopolis’, në Nju Jork në të cilin aktron artisti i njohur, Robert Pattinson, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Premiera është mbajtur në MOMA, në 13 Gusht në qytetin e Nju Jorkut. Si gjithmonë, Martini dukej elegante dhe shumë joshëse. Ky është filmi i parë që aktori Pattinson ka realizuar pas përfundimit të të gjitha pjesëve të filmit të njohur ‘Twilight’, i cili është edhe filmi që i solli famën. Dalja e tij në publik, ishte e para pas ndarjes me të Kristen Stewart”

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›