Angela Martini, topless lakuriq mes dy mureve
Angela Martini, modelja që mori vëmendjen e gjithë show-bizz-it jo për suksesin e saj, por për tentativat e saj të guximshme, ka publikuar disa foto mjaft sensual që i sjellim sot. Vetëm me mbathje dhe me gjokset e mbuluara nga duart, Angela shfaqet në këtë set mjaft seksi dhe joshëse.
E bindur për atë çka përfaqëson dhe çka është në të vërtetë, Angela përpiqet ta vërë në dukje edhe më tepër. Kjo është vetëm një anë e medaljes, sepse për hir të së vërtetës nuk mund të mohohet suksesi në modelim që bukuroshja nga Shkodra ka pasur. Ajo ka tërhequr vëmendjen e medias së huaj, më shumë sesa asaj shqiptare. Shoqëruar kjo edhe me oferta të mirëpaguara, siç ishte edhe seti i fundit fotografik me këngëtarin Craig Davids.
