E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi i braktisur, bie fluksi i pushuesve gjatë gushtit

Muaji gusht po shënon një rënie të numrit të pushuesve që i drejtohen plazhit të Durrësit. Sipas të dhënave që vijnë nga sistemi hotelier, por dhe burime të tjera vihet re një rënie e numrit të pushuesve, veçanërisht të atyre që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia.

Kjo edhe për vetë faktin që gjatë këtij muajit është edhe Ramazani, por dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në këtë fenomen me kosto për turizmin në Durrës. Ky fakt është konfirmuar dhe nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i cili ka replikuar dhe me statistika e dhëna nga qeveria në lidhje me këtë çështje.
 

Gjithsesi, gjatë këtij sezoni turitik krahas plazhit të madh të Durrësit kanë funksionuar dhe disa plazhe të tjera si ai i Gjirit të Lalzit, sektorit Rinia apo Kallmit që gjithashtu kanë thithur një numër të rëndësishëm pushuesish.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›