E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Merkel premton rimëkëmbjen e Gjermanisë

Zonja Merkel, që u rikonfirmua në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme ditën e djelë, tani do të fillojë negociatat me Demokratët e Lirë.

Ajo beson se koalicioni mes tyre dhe bllokut të saj të qendrës së djathtë (CDU-CSU) ofron një shans më të mirë për rimëkëmbjen e ekonimisë.

Një fjalimin e saj të fitores, zonja Merkel tha se mbrojtja dhe krijimi i vendeve të punës do të jetë parimi i saj kryesor.

Partnerët e saj të mëpëarshëm të koalicionit, socialdemokratët e qendrës së majtë, do të kalojnë në opozitë pas rezultatit më të dobët që pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas shtysës që ka marrë nga rezultati i zgjedhjeve, kancelarja Merkel nuk po humbet kohë. Ditën e hënë, ajo do të vendos një datë për bisedimet për koalicionin me partnerët e saj.

Udhëheqësi i Demokrateve të Lirë, Guido Ëesterëelle mund të zëvendësojë shumë shpejt socialdemokratin e mundur, Frank Ëalter Steinmeier.

Por testi më i madh është ekonomia, dhe qeveria e ardhshme e qendrës së djathtë do të duhet të kthejë në binarë eksportuesin më të madh të botës, pas Kinës.
Të dyja partitë kanë premtuar ulje të taksave, por me një defiçit të lartë buxhetor.

Misioni jopopullor në Afganistan, ku Gjermania ka mbi 4 000 ushtarë, do të jetë në krye të axhendës, megjithëse asnjë nuk ka premtuar ndonjë datë për tërheqjen.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›