Edi Rama rizgjidhet kryetar i PS-së
Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një rezultat përfundimtar, të dhënat paraprake operative nga të gjitha rrethet e vendit nxjerrin fitues Ramën kundrejt rivalit Maqo Lakrori, me një rezultat dërrmues që në mënyrë të përafërt arrin në raportet 90 me 10%.
Socialistët kanë votuar të shtunën sipas parimit "Një anëtar një votë" për kreun e ri që do të drejtojë Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme.
Procesi i votimit ka nisur ashtu siç edhe ishte parashikuar, në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka vijuar deri në orën 16: 00 në 386 qendra votimi, në të 12 qarqet e vendit.
Vetëm në një qendër votimi, në komunën Shllak të Qarkut të Shkodrës, votimi nuk është zhvilluar për shkak të mostërheqjes në kohë të bazës materiale nga komisioni vendor i zgjedhjeve. Ndërkohë, siç konfirmohet nga korrespondentët në të gjitha qarqet, procesi ka ecur normalisht dhe pa problematika, përveç disa pakënaqësive që kanë shfaqur disa anëtarë socialistë, të cilët nuk e kanë gjetur emrin në listat e votuesve.